E Diel, 1 Nëntor 2026

Sulmi izraelit në Gaza, NATO takim të jashtëzakonshëm. Tel Avivi: Aktivistët bënë rezistencë të dhunshme

Një lajm i mirë është konfirmuar për 3 shqiptarët shtetas të Maqedonisë, të cilët nuk kanë asnjë lëndim dhe pritet të riatdhesohen. Këshilli i Sigurimit kërkon hetim të menjëhershëm, ndërsa Turqia e konsideron ngjarjen si “akt agresioni”


Me kërkesë të Turqisë NATO do të mbajë sot një takim të jashtëzakonshëm, pas sulmit të djeshëm izraelit kundër flotës së anijeve me ndihma, që ishin nisur për në Gaza, ku raportohet se humbën jetën më shumë se 10 aktivistë. Zëdhënësi i aleancës, Xhejms Apathurai, tha se NATO-ja është “thellësisht e shqetësuar për humbjen e jetëve”, në ujërat ndërkombëtare. Në biseda do të marrin pjesë ambasadorët e 28 vendeve anëtare të NATO-s. Ndërkaq, më herët Këshilli i Sigurimit i Kombeve të Bashkuara miratoi një deklaratë ku bën thirrje për hetim të menjëhershëm, të paanshëm, të besueshëm dhe transparent mbi sulmin e trupave izraelite kundër flotës ndërkombëtare e cila transportonte ndihma për Gazën. Deklarata u miratua pas negociatave të cilat vazhduan gjatë gjithë natës dhe dënon “veprimet që çuan në humbjen e jetës së dhjetë personave” gjatë sulmit të forcave komando. BBC shkruan sot se gjuha e kësaj deklarate është më e butë se teksti i saj origjinal, i cili i dënonte forcat ushtarake izraelite në mënyrë shumë të drejtpërdrejtë dhe kërkonte një hetim ndërkombëtar lidhur me atë që ndodhi. Teksti përfundimtar i deklaratës ishte kompromis mes Turqisë dhe Shteteve të Bashkuara. Turqia e kishte dënuar ashpër Izraelin, duke e quajtur sulmin mbi anijet me ndihma “akt agresioni”. Ndërsa SHBA-ja, aleate e ngushtë e Izraelit, u përpoq që ta zbuste gjuhën e deklaratës. Nga ana tjetër ministri i Mbrojtjes të Tel Aviv ka deklaruar se nuk do të lehojet hyrja e asnjë anijeje me ndihma në Gaza. Radio publike izraelite raporton për mbi 480 aktivistë të arrestuar, ndërsa 48 të tjerë do të largohen. Mes personave të burgosur janë dhe 6 italianë, të cilit ishin pjesë e ekuipazhit.


Ngjarja


Komandot izraelite sulmuan dje në mëngjes ne Lindje të Detit Mesdhe një flotë prej gjashtë anijesh që po bënte përpjekje për të kapërcyer bllokadën vënë Rripit të Gazës duke dërguar atje mijëra ton ushqime. Anijet u nisen nga gjiri i Qipros dhe mbartin 10 mijë tonë ndihma për Gazën e bllokuar. Sipas mediave izraelite, forcat speciale në tentativë që t’i ndalojnë kishin hipur në anije dhe kishin hasur në rezistencë të ashpër të aktivistëve të ndihmave humane. Operacioni raportohet se u krye 65 km larg brigjeve në ujrat ndërkombëtare.

...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›