E Shtunë, 31 Tetor 2026

Festat, fluks emigrantësh në port e dogana

Dëshira për të kaluar fundin e vitit dhe për të pritur Vitin e Ri pranë familjeve ka shtuar fluksin e emigrantëve në Portin e Vlorës. Shtim i numrit të të ardhurve është shënuar edhe në doganën e Morinit.

Vlora Ditët e fundvitit kanë rritur dukshëm ngarkesën në portin e Vlorës. Ardhja e emigrantëve ka bërë që situata t’i ndryshojë ditëve të zakonshme, duke disafishuar hyrjet në pikën e kalimit kufitar. Kulmin e arrin fundjava ku hyjnë afërsisht deri në dy mijë emigrantë. Autoritete portale pohojnë se ashtu si periudha e verës edhe fundviti, pritet me një program të përcaktuar masash, për të minimizuar radhët e gjata. Drejtori i drejtorisë rajonale të kufirit dhe migracionit për Vlorën, Myzafer Elezi pohon se janë në gjendje të plotë pune 8 sportele për shtetasit shqiptar dhe të huaj. Sipas tij në një periudhë të tillë ka edhe një rritje të personelit të shërbimit pranë këtyre sporteleve për ti ardhur në ndihmë fluksit. Gjithsesi radhët nuk mungojnë asnjë ditë sidomos mëngjesit në portin e Vlorës, orare në të cilat nis edhe përpunimi i dy trageteve të linjës.

Kukës Burime nga policia kufitare në Morin të Kukësit bëjnë të ditur se është pesëfishuar numri i personave që kalojnë në Kosovë krahasuar me ditët e zakonshme. Kjo ka ardhur si rezultat i kalimit transit të emigrantëve kosovarë që punojnë e jetojnë në vendet perendimore dhe shkojnë në Kosovë tek të afërmit e tyre për festat e fundvitit. Por sipas emigrantëve që udhëtojnë me automjetet e tyre, problem vazhdon të mbetet aksi rrugor Kukes-Morin, ku si pasojë e punimeve në rrugë ka rrezik për aksidente.

Emigrantët kosovarë që punojnë në vendet perendimore kanë shprehur rezerevat e tyre për gjendjen tejet të amortizuar të kësaj rruge, ndërkohë qësegmentë të saj në shumë raste janë devijuar dhe nuk janë vendosur tabelat parandaluese ku mungojnë shiritat tregues të rrugës ekzistuese pas këtyre ndërhyrjeve.

Mungesa e sinjalistikës që është detyrë e firmave ndërtuese bëhët shkak për aksidente sidomos për ato drejtues automjetesh që e shkelin këtë rrugëpër herë të parë, ku shumë prej tyre kanë humbur rrugën duke hyrë në segmentet e rrugës së re. Policia rrugore e Kukesit deri tani nuk ka bërë asnjë presion ndaj firmave ndërtuese për të zëvendesuar sinjalistikën e shkatërruar dhe për të vendosur shenjat treguese në rrugët e devijuara dhe në pikat e rrezikut të krijuara si pasojë e punimeve në rrugë.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›