Mançester Junaitid, kampion i Evropës
Mançester Junaitid fitoi për herë të tretë Ligën e Kampioneve, në një ndeshje dramatike të zhvilluar në “Luzhniki” të Moskës.
Pas barazimit 1-1 në 120 minuta lojë u deshën 14 penallti për të përcaktuar fituesin, ku “Djajtë e kuq” fituan 6-5 , falë portierit holandez Van der Sar, i cili priti gjuajtjen e Nikolas Anelka. Kristiano Ronaldo, i cili shënoi edhe golin e Mançesterit, humbi edhe penalltinë, por falë gabimit të pafalshëm të Xhon Territ, ylli portugez u bë për herë të parë fitues të Ligës së Kampioneve, ndërsa trajneri Aleks Ferguson e fitoi atë për herë të tretë. Pjesa e parë foli për Mançesterit, që gjeti golin kur Pol Skols pasoi te Ues Broun, i cili krosoi në zonën e vogël. Mikael Esien i Çelsit kërceu, por Ronaldo nga shtatë metra goditi në këndin e poshtëm të portës. 1-0. Kur dukej se Çelsi ishte totalisht i çoroditur, Lampard shfrytëzoi në mënyrë të jashtëzakonshme rreshtimin e gabuar të mbrojtjes së Mançesterit, duke barazuar. Deri në fund rezultati nuk ndryshoi dhe u deshën gjuajtjet nga pika e bardhë e 11-metrave. Për t’u shënuar edhe kartoni i kuq i marrë nga Drogba.