E Diel, 1 Nëntor 2026

Sulmi me arme per gjakmarrje arrestohet edhe autori i dyte i atentatit

Policia e Shkodres ka zbardhur përfundimisht sulmin me arme ne qender te qytetit te Shkodres tre dite dite me pare, duke vene ne pranga dhe autorin e dyte te kesaj ngjarje, 16 vjecarin Alfred Vukaj, i cili eshte djali i xhaxhait te Sander Vukaj arrestuar nje dite me pare. 
Ne kete atentat mbeti i vrare gabimisht 24 vjecari Aleksander Qarri, nderkohe qe sipas policise, shenjester ishte Leke Marku 37 vjec, i cili u plagos. 
Sipas policise familja e Leke Markut ishte ne gjak me familjen Vukaj, ku numerohen disa te vrare qe nga viti 1997. 
Sander Vukajt ne kohe te ndryshme i kane vrare nenen, babain, pjestare te tjere te familjes. Policia e Shkodres do te jape detaje per kete ngjarjen dhe zinxhirin e vrasjeve midis dy familjeve.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›