Ministria e Financave nis prezantimin e projektbuxhetit 2013 ne Kuvend

Projektbuxheti i vitit 2013 është prezantuar në konferencën e kryetarëve. Bashkë me këtë projektligj nis diskutimi në komisionet parlamentare edhe për ligjin organik për ndryshimin e kufirit të borxhit.
Buxheti i vitit 2013 prezantohet në konferencën e kryetarëve. Kjo fazë hap diskutimet parlamentare për buxhetin e vitit të ardhshëm, të cilat pritet të nisin ditën e premte në 23 nëntor. Projektbuxheti vitit 2013 pritet të diskutohet edhe ligji organik për kufirin e borxhit.
Sipas ndryshimeve në këtë ligj, pritet të përcaktohet kufiri i ri i ligjit, që kalon nivelin aktual ligjor prej 60 për qind. Sipas propozimeve të dikasterit të Financave pritet që borxhi publik në vitin 2013 të arrijë në rreth 62.6 për qind të Prodhimit të Brendshëm Bruto. Buxhetit i vitit të ardhshëm do të vijojë të mbajë prioritet rritjen e pagave dhe të pensioneve si dhe investimet publike.
Projektbuxhetit i vitit 2013 pritet të kalojë në seancë parlamentare në javën e dytë të nëntorit. Fondet e tij parashikohen të kalojnë shifrën e 400 mld lekëve në total.