E Diel, 1 Nëntor 2026

Rama letër kryeministrit austriak: Austrian Lotteries të tërhiqet nga gara

Tiranë- Një javë pasi Ministria e Financave shpalli fituese kompaninë austriake Austrian Llotteries për të marrë licensën e Lotarisë Kombëtare Shqiptare, kreu i opozitës Edi Rama i ka dërguar një letër kryeministrit të Austrisë, Uerner Fayman ku i bën apel që kjo kompani të tërhiqet nga procesi jo transparent e që sipas Ramës shkon kundra interesave të shtetit dhe popullit shqiptar.

Zoti Rama e nis letren me sqarimin se qëllimi i saj është për ti shërbyer tranparencës që ai dhe partia që drejton synojnë për zhvillimin e biznesit në një ambient miqësor duke cmuar kontributin e bizneseve austriake në Shqipëri.

Në letër Zoti Rama informon kryeministrin austriak se dhënia e licencës nga qeveria shqiptare kompanisë austriake ishte qartësisht e manipuluar kundra çdo interesi publik.

Rama gjykon në letrën drejtuar Zotit Fayman se mendon që standartet që Austria Lotteries ka aplikuar në vendin tonë sjanë të njëjtat me ato që ka zhvilluar në vendin e saj.

Partia që drejtoj dhe unë personalisht planifikojmë të ndërmarrin të gjitha hapat ligjor  për të hetuar të gjithë procesin e paracaktuar për të riparuar dëment që i është bërë publikut shqiptar nga ky akt tejet i papërgjegjshëm,-thotë Rama në letër.

/IDEA/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›