Berisha: Rriten shitjet, Rama politizon çështjen

“Tregtia është edhe gjaku i ekonomisë. Duhet të dini një gjë se për njeriun nuk ka gjë më jetike se qarkullimi i gjakut, shpejtësia e këtij qarkullimi, pra tregtia njeh një rritje edhe mbi parashikimet. Kjo rritje e dëshmon para së gjithash një rritje të fuqisë blerëse në këtë vend. Unë mund t’ju them shqiptarëve se nuk ka asgjë më të sigurt se ajo që deklarojnë vetë shitësit, ata mund t’i zvogëlojnë shitjet por kurrë t’i rrisin”, u shpreh kryeministri.
“Qarkullimi i gjakut të ekonomisë shqiptare është në formën më të mirë, por kjo s’do të thotë që s’ka qytetarë në vështirësi. Kryetari i opozitës më dukej i ngratë teksa shkonte tek deputetët e dyqanet e tyre në Durrës, e pa gjithë Durrësi, si shkonte tek deputetët e vetë, dukej e pabesueshme, jo se s’ka njerëz që marrin me lista, por mos e politizo duke shkuar tek deputetët e tu. Nuk them që s’ka lista, por ne po bëjmë gjithçka, është e qartë si drita e diellit, nuk ka rritje të papunësisë në Shqipëri”, shtoi më tej. /Start/
2012-09-12 12:06