Berisha, inauguron një shkollë në Tiranë

Kreu i qeverisë, tha se në këtë shkolë janë investuar rreth 70 milionë lekë dhe ka kapacitet prej 580 nxënës, me klasa të arsimit parashkollor dhe me kushte moderne.
Berisha garantoi kreun e Komunës së Dajtit se qeveria do të bëjë gjithçka për ndërtimin në këtë komunë, me një popullatë të madhe dhe relativisht të re, të një sistemi shkollash dhe kopshtesh ndër më modernet.
"Ndërtimi i kësaj shkolle do të pasohet nga ndërtimi i shkollës së mesme në këtë zonë dhe i shkollave të tjera në zona të tjera të kësaj komune", tha Berisha. Sipas Kryeministrit, "shkollimi i fëmijëve është përparësia më e madhe e qeverisë".
"Jemi të vendosur të bëjmë gjithçka që të shkolloheni sa më mirë, me standardet e bashkëmoshatarëve tuaj në Europë. Shqipëria do mund të vendoset në vendet më të zhvilluar vetëm si një Shqipëri e zhvillimit, e ideve. Në këtë kontekst përcaktues është sistemi arsimor dhe cilësia e tij", u shpreh Berisha. /Start/
2012-09-12 11:03