E Shtunë, 31 Tetor 2026

Qeveria OK ndryshimit të destinacionit të rezervuarit të Farkës

Miratohet ndryshimi i destinacionit të reazervuarit të Farkës. Në faqen zyrtare të Kryeministrisë bëhet e ditur se Këshilli i Ministrave në mbledhjen e sotme ka firmosur ndryshimin e destinacionit të përdorimit të rezervuarit të Farkës, nga rezervuar uji për nevojat e bujqësisë, në rezervuar uji për nevojat e bujqësisë dhe furnizimin me ujë të pijshëm, për familjet e komunës Farkë.
 

“Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës, të pikës 6, të vendimit nr.567, datë 14.7.2010, të Këshillit të Ministrave, "Për transferimin e rezervuarëve dhe skemave ujitëse përkatëse nga Ministria e Bujqësisë, Ushqimit dhe Mbrojtjes së Konsumatorit, në pronësi të njësive të qeverisjes vendore dhe për një ndryshim në vendimin nr.1 157, datë 25.11.2009, të Këshillit të Ministrave, "Për miratimin e listës së inventarit të pronave të paluajtshme shtetërore, të bordeve të kullimit, të cilat i kalojnë në përgjegjësi administrimi Ministrisë së Bujqësisë, Ushqimit dhe Mbrojtjes së Konsumatorit"", me propozimin e ministrit të Brendshëm dhe ministrit të Bujqësisë, Ushqimit dhe Mbrojtjes së Konsumatorit, Këshilli i Ministrave
V E N D O S I:
1. Ndryshimin e destinacionit të përdorimit të rezervuarit të Farkës, nga rezervuar uji për nevojat e bujqësisë, në rezervuar uji për nevojat e bujqësisë dhe furnizimin me ujë të pijshëm, për familjet e komunës Farkë.
2. Ngarkohen Ministria e Brendshme, Ministria e Bujqësisë, Ushqimit dhe Mbrojtjes së Konsumatorit dhe komuna Farkë për zbatimin e këtij vendimi.
Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në "Fletoren zyrtare".
 

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›