E Diel, 1 Nëntor 2026

Berisha ngushëllon Obamën: Ndëshkim kapital për monstrat terroriste

Ngjarje tronditëse për popullin amerikan dhe mbarë botën. Kështu e ka cilësuar sulmin ndaj Konsullatës amerikane në Libi Kryeministri Sali Berisha. Në një mesazh ngushëllimi ndaj Presidentit Obama, Berisha në emër të qeverisë denon me ashpersine me te madhe kete akt te shemtuar e barbar ndaj ambasadorit Stevens dhe tre punonjesve te Ambasades amerikane.
 

“Atentati terrorist i Benghazit ne te cilin humbi jeten ambasadori i Shteteve të Bashkuara ne Libi zoti Christopher Stevens dhe tre punonjesit e Ambasades Amerikane eshte nje ngjarje tronditese tejet e dhimbeshme per Ju dhe kombin e tuaj ta madh por edhe per shqiptaret dhe te gjithe miqte tuaj ne mbare boten.

Qeveria shqiptare denon me ashpersine me te madhe kete akt te shemtuar e barbar ndaj ambasadorit Stevens dhe tre punonjesve te Ambasades Amerikane dhe ju shpreh Ju, familjeve te viktimave, qeverise dhe kombit tuaj ngushellimet me te sinqerta, ndjejat me te thella te te simpatise e solidaritetit per kete humbje te rende si dhe mbeshtetjen me te plote ne luften kunder terrorizmit ne bote” shprehet Kryeministri.
 

“Qeveria shqiptare shpreh bindjen se nen udheheqjen tuaj te vendosur, monstrat terroriste te Al Qaedes qe kryen ne Benghazi aktin primitiv terrorist dhe fallanga e tyre kudo ne bote do te marrin nga SHBA dhe vendet e lira ndeshkimin kapital qe meritojne” përfundon mesazhi ngushëllues i Kryeministrit Berisha.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›