Presidenti i ri, lista e mazhorancës me emra juristësh e diplomatësh

Një nga emrat që ka maxhoranca për kandidat për President, vjen nga fusha e drejtësisë dhe është ai i gjyqtarit të Gjykatës Kushtetuese, Xhezair Zaganjorit. Jurisi i njohur është me favoriti nga emrat që ka në listë maxhoranca, të cilat janë Ledian Bianku, Artur Kuko, Mimoza Halimi, Amik Kasoruho si dhe Ardian Fullani. Por kush është juristi Zaganjori, me favoriti në këtë listë me emra. Ai ka lindur më 09.03.1957 në Shkodër. Është diplomuar në Fakultetin e Drejtësisë të Universitetit të Tiranës në vitin 1981. Që nga kjo kohë ai ka qenë lektor i së Drejtës Ndërkombëtare Publike, i të Drejtës Europiane dhe i të Drejtave të Njeriut në Fakultetin e Drejtësisë të Universitetit të Tiranës, në Shkollën e Magjistraturës dhe në Shkollën e Studimeve Europiane, Tiranë. Gjatë viteve 1992-1997 ka qenë Ambasador i Republikës së Shqipërisë në RF të Gjermanisë. Në vitin 1993 merr gradën shkencore "Doktor i Shkencave Juridike" dhe në vitin 2009 "Profesor". Është autor i një sërë botimesh shkencorë brenda dhe jashtë vendit. Që nga viti 2003 ushtron funksionin e anëtarit të Gjykatës Kushtetuese.