E Shtunë, 31 Tetor 2026

Protesta para KQZ-se opozita thirrje per qendrese

 Protesta e opozitës dhe mbështetësve të saj, të ardhur edhe nga rrethet e ndryshme të vendit, ka filluar sërisht mëngjesit e së shtunës. Ashtu si dhe në ditët e mëparshme, deputetët e Partisë Socialiste kanë mbajtur fjalime të shkurtra përpara simpatizantëve, të  Aleancës për të Ardhmen të cilat kanë patur në fokus  shkeljen e ligjit nga ana e Komsionit Qëndror të Zgjedhjeve për hapjen e kutive të votimit. Deputetët kanë kërkuar mbrojtjen e votës së lirë. 
Protesta e opozitës dhe mbështetësve të saj ka vazhduar për gati 3 orë. Ndërkohë gjatë saj nuk janë shënuar incidente apo përplasje me kordonët e policisë të vendosur përgjatë gjithë ambientit të jashtëm që rrethon KQZ-në.

Edlira Sulejmani Azhornuar së fundi ( e shtunë , 21 maj 2011 )

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›