Torres, borxhli i tifozëve

Fernando Torres ndjen se ka “borxh ndaj tifozëve të Chelseas” për përkrahjen e vazhdueshme që i kanë dhënë prej ardhjes së tij në Stamford Bridge në janar.
Torres, 27 vjeç iu bashkua Chelseas nga Liverpool për 50 milionë funte por vuajti të gjejë formën e mirë dhe golat. Pavarësisht, ai mbetet i përcaktuar të bëhet i suksesshëm në Chelsea.
“I kam borxh tifozëve të klubit. Ata më kanë përkrahur gjithmonë. I premtoj atyre një gjë që nuk e kam bërë asnjëherë e që nuk do ta bëjë kurrë në jetë, të dorëzohem” tha Torres për Daily Mirror.