E Shtunë, 31 Tetor 2026

Sulmohet banka grabiten 2 mln leke

Dy persona me maska dhe me arme hyne ne nje banke te nivelit te dyte duke marre parate qe ndodheshin ne arke


TIRANE- Nje banke e nivelit te dyte u sulmua dje ne kryeqytet nga se paku dy persona te maskuar dhe me arme te cilet sulmuan nje nga dy sportelistet e bankes duke marre qe aty nje shume prej 2 milione lekesh te vjetra nga arka e bankes ne rrugen Irfan Tomini ne kryeqytet.


Autoret sipas burimeve te policise kane qene dy persona qe hyne ne ambientet e bankes rreth ores 900 te mengjesit te djeshem kur personat e veshur me tuta sportive me kapuce ne koke dhe me shall te lidhur ne qafe hyne ne menyre te befasishme ne banke dhe nen kercenimin e armeve i kerkuan punonjesve qe te dorezonin parate qe kishin ne banak.


Punonjesit e sigurise kane mbetur te befasuar nga nderhyrja dhe nuk kane mundur te bejne asnje veprim per te ndaluar grabitjen. Pasi kane marre nje sasi te konsiderueshme parash ne banke personat jane larguar me shpejtesi nga vendi i ngjarjes duke mundur ti shpetonin policise e cila ishte nisur per ne adresen e bankes se sulmuar menjehere pas lajmerimit te marre.


Policia mberriti ne vendin e ngjarjes ne pak minuta dhe menjehere nisi hetimin e ngjarjes duke marre sa me shume informacione dhe te dhena nga punonjesit e bankes nga punonjesit e sigurise dhe nga persona te tjere.


Nderkaq ekspertet kriminaliste kane nisur keqyrjen e vendit te ngjarjes si dhe te kamerave te vezhgimit te bankes me qellim marrjen e sa me shume pamjeve te vlefshme te perftuara ne zonen qe ato arrijne te vezhgojne dhe te monitorojne.


Nga hetimet e para te kryera nga policia dhe marrja e evidences se gjendjes te parave ne arke policia tha zyrtarisht se autoret kishin mundur te merrnin nga dega e bankes nje shume prej rreth 2 milione lekesh te vjetra.


Kjo shume eshte luhatur here pas here ne komunikimet e policise duke u dhene here dy milione here nje milione dhe here tri milione leke te vjetra. Gjithsesi ne fund zyrtarisht policia tha se autoret kishin marre rreth 2 milione leke te vjetra. Nga keqyrja e kamerave te sigurise dhe nga marrja e informacioneve dhe deklarimeve te punonjesve te ndryshem te bankes dhe deshmitareve qe ndodheshin ne vendin e ngjarjes policia ka krijuar nje mendim rreth autoreve te mundshem te ngjarjes duke krijuar edhe dyshime konkrete.


Nje prej ketyre dyshimeve mesohet se eshte drejtuar mbi faktin se autore te mundshem te grabitjes mund te jene te njejtet persona te cilet dy jave me pare ne rrugen Konferenca e Pezes ne afersi te pallateve te ish- parkut te autobuzeve sulmuan degen e nje banke tjeter te nivelit te dyte.


Ne kete grabitje personat dyshohet se munden te rrembenin nje sasi prej 3 milione lekesh te vjetra. Nisur nga menyra dhe realizimi i te dy ngjarjeve policia dyshon se autoret mund te jene persona te njejte ne te dy grabitjet.


Hetuesit mesohet se po krahasojne pamjet nga te dy ngjarjet me qellim gjetjen e elementeve te ngjashem ne te dy rastet. Pas ngjarjes se regjistruar mesditen e djeshme policia ka shoqeruar ne ambientet e saj disa persona te dyshuar te cilet pas verifikimeve te kryera jane lene te lire.

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›