E Shtunë, 31 Tetor 2026

Mjeket e poliklinikave si mund te perfitojne 20 mbi pagen

Keshilli i Ministrave miratoi dje menyren e re te financimit te qendrave shendetesore. Ja si do te perfitojne mjeket rritjen e pages


Mjeket e sistemit te sherbimit paresor do te kene menyre te re financimi. Ata tashme do te perfitojne 20 mbi pagen vetem nese plotesojne elementet e performances dhe bonusin per cilesine e sherbimeve shendetesore. Kjo u miratua dje ne mbledhjen e Keshillit te Ministrave ku u percaktuan edhe elementet e reja te performances.


Keshtu mjeket do te perfitojne 10 per qind mbi pagen nese realizojne treguesit e sasise qe eshte numri i vizitave dhe perfitojne 10 per qind mbi pagen nese realizojne treguesit e cilesise se sherbimit te cilat perbehen nga 9 element.


Sasia

1. Kontrata rregullon llojet e meposhtme te pagesave per ofrimin ne sasi dhe cilesi te sherbimeve shendetesore
a Pagesa fikse mujore qe ketej e tutje do te quhet pagesa fikse
b Pagesa mujore bazuar ne veprimtarine qe ketej e tutje do te quhet pagesa bazuar ne veprimtarine
c Pagesa bonus tremujore qe ketej e tutje do te quhet bonus.
2. Pagesa fikse eshte pagesa per banore por gjate periudhes 2011-2013 do te bazohet ne historikun e shpenzimeve. Pagesa fikse llogaritet ne masen 80 te historikut te shpenzimeve te QSH-se.
3. Pagesa bazuar ne veprimtarine eshte pagesa per numer vizitash dhe sherben per te nxitur rritjen e veprimtarise se QSH-se. Pagesa bazuar ne veprimtarine llogaritet ne masen 10 te fondit te pergjithshem te kontraktimit ne nivel qarku. Kjo shume do te shperndahet per cdo QSH bazuar ne numrin mesatar ditor te vizitave te kryera nga mjeket e kontraktuar.
4. Bonusi eshte pagesa per cilesine dhe sherben per te nxitur angazhimin e metejshem te QSH-se per rritjen e cilesise se sherbimeve dhe efektivitetin. Bonusi llogaritet ne masen 10 te fondit te pergjithshem te kontraktimit ne qark. Kjo shume do te shperndahet per cdo QSH bazuar ne realizimin e treguesve perkates.
5. Vleresimi i cilesise se sherbimeve per te cilat QSH-ja mund te perfitoje bonus behet ne baze te plotesimit te treguesve qe matin
a koston e trajtimit te pacienteve
b procesin qe kryejne qendrat shendetesore per kujdesin shendetesor ndaj pacienteve
c rezultatin e kujdesit shendetesor dhe trajtimit me barna
c pjesemarrjen e stafit mjekesor ne edukimin mjekesor te vazhdueshem.
Cilesia
Treguesit per vleresimin e cilesise
1. Sherbimet ofrohen ne nivelin mjekesor dhe profesional me te larte te mundshem te matura permes
a perqindjes se pacienteve te regjistruar qe jane vizituar per here te pare nga personeli shendetesor gjate vitit
b kostos mesatare te recetave per diagnoze per 4 kater diagnoza te zgjedhura
c perqindjes se pacienteve kronike te vizituar cdo muaj nga MPF-ja
c perqindjes se grave shtatzena qe marrin viziten e pare te detyrueshme nga personeli shendetesor brenda tremujorit te pare
d perqindjes se femijeve te moshes 0 - 1 vjec qe kane kryer vizitat e detyrueshme nga personeli shendetesor
dh perqindjes se femijeve te moshes 0-14 vjec te vaksinuar gjate 3 - mujorit
e perqindjes se pacienteve me hipertension arterial te diagnostikuar nen mjekim te gjitha stadet qe kane vleren e tensionit arterial brenda normes
e perqindjes se pacienteve me diabetin melitus te diagnostikuar nen mjekim qe kane nivelin e glicemise esell/hemoglobines se glukozuar ne norme
f perqindjes se stafit qe merr kreditet e kerkuara ne kuadrin e edukimit mjekesor te vazhdueshem.


Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›