E Shtunë, 31 Tetor 2026

Sulmohet dhe plagoset në rrugë, emigranti shqiptari



ATHINË - Një ngjarje teje e çuditshme ka ndodhur në qytetin Kardhica. Një emigrant shqiptar po ecte me biçikletë në rrugë, kur papritur afër tij shkoi një person me një motoçikletë. Sapo ndaloi pranë 44-vjeçarit emigrant, e ofendoi dhe e kërcënoi, për arsye akoma të paditura. Më pas e qëlloi me motoçikletën e tij duke e hedhur emigrantin në një kanal. Nuk ndaloi aty, zbriti dhe tentoi ta vrasë me thikë. Emigranti mundi të shpëtojë nga duart e kërcënuesit dhe shkoi në polici, ku dhe denoncoi ngjarjen. 44-vjeçari u plagos në këmbën e majtë në momentin që po përpiqej të largohej nga duart e personit që mbante thikë në dorë. Policia e Kardhicës është duke kërkuar autorin e ngjarje, i cili sipas emigrantit është një 42 vjeçar vendas, banues në Kardhicë.

Zjarret, ministria e Brendshme marrëveshje me italianët
TIRANË - Ministria e Brendshme nënshkruan me palën italiane një marrëveshje bashkëpunimi në fushën e mbrojtjes civile. Zv. ministri Poni, falënderoi autoritetet italiane për ndihmën e dhënë në menaxhimin e situatave të emergjencës. "Ndihma e shërbimit të emergjencave italiane ka qenë fondamentale, qoftë dhe në dhënien e mjeteve, apo procedurave që teknologjikisht në Shqipëri nuk është e mundur ose kjo do të kushtonte shumë. Arritjet teknologjike italiane, qoftë në fushën e emergjencave në fushën e mbrojtjes civile, ti transmetonin në Shqipëri dhe në një kuadër rajonal, apo europain", tha Ferdinant Poni, zv. ministër i Brendshëm. Marrëveshja dypalëshe konsiston në kontributin që do të japë qeveria italiane, për modernizimin e shërbimit të mbrojtjes civile në Shqipëri.

27 Korrik 2010

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›