E Diel, 1 Nëntor 2026

Stajnberg kerkon nga palet angazhim direkt jo vetem deklarata per shtyp

TIRAN - Mesazhet e transmetuara ne media ndryshojne disi nga ato qe u diskutuan ne takimet e Xhejms Stajnberg me kryeministrin Berisha dhe kryesocialistin Rama. Ndonese ne thelb kerkohet i njejti perfundim gjuha e perdorur ne konferencen e shtypit nga zevendessekretari i Shtetit ka qene shume me diplomatike.


Burime te brendshme nga Partia Demokratike dhe Partia Socialiste bejne te ditur per gazeten Shekulli se ne takimet respektive paleve u eshte kerkuar nje rikthim i menjehershme ne axhenden europiane. Ne keto takime perfaqesuesi i larte i SHBA-ve ka kerkuar gjetjen e zgjidhjes se krizes politike qe do te mundesonte dhe garantonte zgjedhje paqesore dhe me standardet e plota demokratike.


Duket se SHBA-te nuk do te mjaftohen kete radhe me permbushjen e disa standardeve nderkombetare sepse thene ne gjuhen e tyre nuk duhet te kete me perfundime me goten gjysme plot apo gjysme bosh por duhet qe zgjedhjet te zhvillohen me standarde te plota demokratike.


Ne te dyja takimet zyrtari i larte amerikan ka kerkuar nga lideret politike qe te rikthehet dialogu politik.


Mesohet se ai ka kerkuar angazhim te dy partive ne menyre direkte dhe jo permes deklaratave te shtypit. Stajnberg ka kerkuar gjithashtu qe palet te diskutojne se bashku zgjidhjen politike qe do ti mundesonte vendit daljen nga situata ne te cilen ndodhet.


Te njejtat burime saktesojne se nga Shtetet e Bashkuara te Amerikes nuk ka pasur nje oferte zyrtare por kane dhene keshillat e zhveshura nga tonet diplomatike per zgjidhjen e krizes ne Shqiperi.


Ne takime jane prekur dhe zgjedhjet e ardhshme vendore per te cilat zevendessekretari i Shtetit Xhejms Stajnberg ka kerkuar gjetjen e cdo menyre qe se bashku palet te kontribuojne per mbajtjen e ketyre zgjedhjeve. Ikja e te derguarit te Shteteve te Bashkuara te Amerikes pa arritjen e nje kompromisi mes paleve le te kuptoje se kriza politike do te trajtohet edhe nga i derguari i shefes se diplomacise europiane Kethrin Ashton Miroslav Lajcak.


Fakti se SHBA dhe BE flasin me te njejtat tone dhe kane te njejtat kerkesa le te kuptohet indirekt se Lajcak mund te jete emeruesi i perbashket i dy superfuqive per te negociuar krizen politike ne vazhdim. Pas ketyre takimeve Zevendessekretari i Shtetit Stajnberg foli per mediat. Qe ne fillim te fjales se tij ai shprehu trishtimin per humbjen e kater jeteve me 21 janar.


Nga aeroporti i Rinasit zyrtari i larte amerikan theksoi rendesine qe per te gjitha palet jo vetem familjet por te gjithe popullin shqiptar te kete nje hetim gjitheperfshires e te pavarur qe do te percaktonte faktet si dhe pergjegjesite perkatese per ngjarjet. Perfaqesuesi i SHBA-ve theksoi gjithashtu se sivjet eshte edhe pervjetori i njezete i partneritetit te forte midis SHBA dhe Shqiperise demokratike.


Sundimi i ligjit dhe procesi demokratik kushtetuta qe keni pasur aq privilegj te ndertoni gjate 20 viteve te fundit eshte nje dhurate e cmuar qe une e di qe populli shqiptar e vlereson pa mase.


shte me rendesi kritike ne kete kohe qe ju te ndermerrni hapat e nevojshme per ta ruajtur dhe mbrojtur kushtetuten per te mbeshtetur procesin demokratik dhe zgjedhjet demokratike qe i dallojne demokracite nga forma te tjera te qeverisjes - drejtoi apelin politikes shqiptare
Xhejms Stajnberg.


Zevendessekretari i Shtetit nenvizoi se SHBA pret me kenaqesi zgjedhjet vendore ne maj dhe zhvillimin e vazhduar te proceseve tuaja demokratike. Sipas tij keto zgjedhje kane rendesi te posacme qe zyrtaret e qeverise dhe udheheqesit partiake te perqendrohen mbi punen pozitive perpara per te ndertuar nje te ardhme per popullin shqiptar


Mediatizohet si i larguar nga PS ne fakt ishte anetar i PSV 91


TIRAN - E kthyer tashme ne mode kalimi i anetareve te nje partie ne nje parti tjeter eshte kthyer nje fenomen ne politiken shqiptare. Kryesisht me partite e majta transfertat e zyrtareve partiak lajmerohen me buje ne media. Kete radhe Levizja Socialiste per Integrim lajmeroi ardhjen nga Partia Socialiste te kryetarit te Njesise Bashkiake numer 3 Ilir Kokona.


Ndonese u shit ne media si nje ardhje nga selia roze te dhenat nuk tregojne te njejten gje. Zoti Kokona pasi fitoi mandatin e dyte te tij si kryetar i Njesise Bashkiake nr. 3 nen siglen e Partise Socialiste vetem pak kohe me pas ne vitin 2008 do te lajmeronte largimin e tij tek Partia Socialiste e Vertete 91.


Pak kohe me pas pas disa perplasjeve brenda kesaj partie kreu aktual i Njesise Bashkiake u largua ne mesin e vitit 2009 sebashku me Gjergj Kojen. Ndersa diten e djeshme ai u shfaq nen siglen e LSI-se sekretari i Pergjithshem i kesaj partie lajmeroi rrjedhjen e radhes te Partise Socialiste.


Ju bej te ditur se edhe kryetari i Njesise Bashkiake numer 3 ne Tirane i zgjedhur ne kete detyre i propozuar nga PS-ja Ilir Kokona eshte sot me mua per te deklaruar largimin nga PS-ja distancimin prej politikes abuzive dhe keqperdorimit te vlerave te PS dhe shnderrimit te tyre ne instrument te rruges e te dhunes dhe njeheresh per tu anetaresuar ne LSI per te qene pjese e levizjes sone te madhe - deklaroi Luan Rama.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›