E Shtunë, 31 Tetor 2026

Sulmohet kryesuesi i Asamblesë së Drenasit

Policia në Drenas ka arrestuar dy persona, të cilët e kanë sulmuar fizikisht kryesuesin e Kuvendit Komunal të Drenasit, Fatmir Istogu. Ata e kanë kërcënuar Istogun me vrasje, nëse ai nuk jep dorëheqje nga detyra të cilën e mori të premten e kaluar.

Sulmi ka ndodhur, dje rreth orës 17, në sheshin kryesor të qytetit, ka njoftuar policia.

“Dy të dyshuar meshkuj kosovarë/ shqiptarë, në sheshin e qytetit, e kanë kanosur viktimën mashkull kosovar/shqiptar, kryesues në Asamblenë Komunale se ‘nëse nuk jep dorëheqje nga posti i Kryesuesit të Asamblesë do të vritet’ dhe njeri prej tyre edhe e godet viktimën”, thuhet në raportin e sotëm të policisë.

Më pas, të dyshuarit janë larguar në drejtim të panjohur, së bashku me një person tjetër të panjohur. Në lidhje me rastin, janë arrestuar dy të dyshuar te cilët me urdhër te prokurorit janë paraburgosur.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›