E Shtunë, 31 Tetor 2026

Sulmohet në Zemun gazetari

Beograd

Gazetari i javores "Vreme" të Beogradit, njëherësh kolumnist i radios “Europa e Lirë” në gjuhën serbe, Teofil Pançiq, është sulmuar me shufra metali në lagjen “Zemun” të Beogradit.
Pançiq është dërguar në spital, ku është diagnostikuar nga mjekët me lëndime në kokë dhe në dorën e djathtë. Autoritetet shëndetësore të Beogradit konfirmuan se plagët e marra nuk paraqesin rrezik për jetën e tij. Policia ka nisur hetimet për sulmin që ndodhi mbrëmjen e së shtunës në një autobus publik.

#

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›