E Diel, 1 Nëntor 2026

Atësia, 20 vjet në kërkim të babait biologjik

TIRANE - Dy dekada në kërkim të babait. Edhe pse e di mirë se cili është babai i vërtetë dhe me të jeton prej 12 vjetësh, një 20-vjeçari kryeqytetas i duhet të endet dyerve të gjykatës për ta ligjëruar të atin. 

Inicialet e emrit dhe mbiemrit të tij janë D.Xh., ndërsa ka paditur te togat e zeza babanë biologjik dhe atë, nën emrin e të cilit është regjistruar në zyrën e Gjendjes Civile. Gjithçka ka nisur në vitin 1987, kur nëna e paditësit ishte martuar me mblesëri, ndërkohë kishte pasur një lidhje intime me një fqinj të sajin. Pas martesës ajo lindi fëmijën, ndërsa bashkëshorti i saj e regjistroi atë si të tijin. Por, 5 vjet më vonë ajo divorcohet dhe martohet me ish të dashurin e saj, i cili ishte dhe babai biologjik i fëmijës. Tashmë, djali për të ligjëruar me dokumente atësinë, ka paditur të atin biologjik dhe atë mbi të cilin figuron në gjendjen civile. E ndodhur në këtë situatë gjykata vendosi dy ditë më parë që dy të paditurit dhe paditësi t'i nënshtrohen testit të ADN-së, rezultati i të cilit do të përcaktojë lidhjen mes tyre.                                  fa.ma.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›