Banda e Lushnjës, i penduari Kicja ballafaqim në gjyq me 5 dëshmitarë
TIRANE - Arben Kicja, dëshmitari që ka fituar statusin e bashkëpunëtorit të drejtësisë do të ballafaqohet me pesë bashkëqytetarë të vet, dëshmitarë të vrasjes së tregtarit maqedonas Xhevdet Demiri në gusht të vitit 1997.
Urdhrin për ballafaqimin e tij me dëshmitarët e tjerë të procesit në ngarkim të të akuzuarve si anëtarë të bandës së Lushnjës, e ka dhënë Gjykata e Krimeve të Rënda, pas pretendimit të mbrojtjes se nga pozicioni, ku pretendon se ka qenë Kicja në momentin që u ekzekutua tregtari Demiri. Në dëshminë e tij, të dhënë në gjykatë tre javë më parë Kicja ka pohuar se është një nga dëshmitarët e ekzekutimit të tregtarit maqedonas Xhevdet Demiri dhe se sipas tij ndodhej pranë vendit të ngjarjes, prej nga ku kishte parë skenën e krimit dhe autorët e vrasjes. Dëshmia e tij është kundërshtuar nga mbrojtja, të cilët pretendojnë se bie ndesh me deklarimet e pesë dëshmitarëve të tjerë. Ndërsa për më tepër sipas tyre, pozicioni ku pretendon se ndodhej Kicja në momentin e krimit nuk ka fushëpamje të vendit të krimit. Pas kësaj gjykata pranoi kërkesën për ballafaqimin në seancë të këtij dëshmitari dhe të të tjerëve. Kicja, u shoqërua fundjavën e kaluar në Gjykatën e Krimeve të Rënda nën masa të rrepta sigurie. Po nën këto masa, të garantuara nga efektivët e forcave speciale ai qëndroi në mjediset e gjykatës, ndërsa për shkak të mungesës së avokatëve mbrojtës të të pandehurve seanca gjyqësore nuk u zhvillua. Gjykata e shtyu seancën për t'u zhvilluar fundjavën e ardhshme, kur dëshmitarit të drejtësisë i duhet të paraqitet sërish para togave të zeza. Deklarimet e tij konsiderohen të rëndësishme nga organi i akuzës, pasi me to janë zbardhur disa ngjarje të ndodhura në qytetin e Lushnjës. Për këtë shkak ai është marrë në mbrojtje nga Zyra e Mbrojtjes së Dëshmitarëve dhe bashkëpunëtorëve të drejtësisë. fa.ma.
Bare akuzohet si ekzekutor i Demirit
Për vrasjen e tregtarit maqedonas, që jetonte në Lushnjë Prokuroria ka marrë nën akuzë katër anëtarë të bandës së Lushnjës dhe vetë kreun e saj Aldo Bare, i cili ndodhet i paraburgosur prej mëse dy vitesh në Turqi, për llogari të autoriteteve shqiptare të drejtësisë, që kanë kërkuar ekstradimin e tij në Tiranë. Ky krim është nga të paktit, ku Bare akuzohet të ketë kryer vetë rolin e ekzekutorit.