E Shtunë, 31 Tetor 2026

Deklarata e Çejkut, reagon Shkupi: Ai po dëmton marrëdhëniet

SHKUP- Deklarat e ambasadorit të Shqipërisë në Maqedoni Agim Çejku se historia maqedonase është nostalgjike nga koha e liderit jugosllav Titos, kanë nxitur reagimin e Shqupit zyrtar.

Ambasadori Çejku në një intervistë ekskluzive të dhënë për Gazeta Shqiptare ditën e hënë në 3 tetor ka ngritur shqetësimin se në institucionet që hartojnë tekstet shkollore në Maqedoni “ka ende mbeturina nostalgjike të periudhës titiste”, të cilët sipas tij vijojnë të fyejnë historinë e kombit shqiptar".

Minsitria e Puneve të Jashtme të Maqedonisë reagon duke nënvizuar se deklaratat e zyrtarit të lartë shqiptar në Shkup dëmtojnë marrëdhëniet e fqinjësisë së mirë midis dy vendeve.

"Thekset e tilla në publik janë në kundërshtim të plotë me frymën e dëshiruar të bashkëpunimit dhe dialogut miqësor midis Maqedonisë dhe Shqipërisë në të gjitha nivelet”,- thuhet në reagimin e ministrisë së Jashtme të Shkupit.

Ndërkohë Shkupi zyrtar thekson se qëndrimet e një natyre të tillë janë në kundërshtim të bashkëpunimit dhe prespektivës Europiane.

Qëndrimet e do lloj natyre që dëmtojnë marrëdhëniet e mira fqinjësore, nuk shkojnë në favor të forcimin të bashkëpunimit dhe perspektivave të përbashkëta evropiane",- nënvizon ministria e Punëve të Jashtme të Maqedonisë.
(e.m/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›