E Shtunë, 31 Tetor 2026

Sulmohet një veturë e Policisë në veri

Nga Express më 14 shkurt 2011 në ora 12:14

Një veturë e Policisë së Kosovës, është sulmuar dhe dëmtuar nga një grup i serbëve në udhëkryqin kryesor në Zubin Potok.

Siç njofton policia, rasti i dëmtimit është regjistruar rreth të dielën orës 10.15.

“Dy zyrtarët policorë kanë njoftuar se një grup i papërcaktuar personash të panjohur, kishin sulmuar automjetin e tyre me gurë dhe me mjete të forta, në kohën kur automjeti ishte i ndalur, ndërsa dy zyrtarët policor është dashur t’i shmangen rrezikut personal deri në arritjen e asistencës policore”, thuhet në njoftim.

Deri më tani policia nuk ka arritur të identifikojë ndonjërin nga sulmuesit.

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›