E Diel, 1 Nëntor 2026

Sulmuesi i Dinamos, Pero Pejiç : “Shqipëria më ka bërë për vete”

Sokol Paja
Sulmuesi "gjigand" i Dinamos, kroati Pero Pejic premton gola të tjerë për një Dinamo kampione. Megjithëse nuk luan rregullisht të paktën momentalisht,ai sa herë që luan ka shënuar nga 3 gola dhe kjo ndolli vetëm para një jave. Ai ka sezonin e tij të dytë që luan në shqipëri dhe tregon se është shumë i kënaqur. Vitin e kaluar shënoi 8 gola në 13 ndeshje me ekipi n e bluve te kryeqytetit ku 7 gola I shënoi vetëm për dy javë. Ai është 2.9 m I gjatë dhe të gjithë mbrojtësit ankohen se është I vështirë ta mbulosh. Është I rregull dhe sa herë që bën stërvitje vjen I pari dhe ikën I fundit. Ai gjatë cdo ndeshjeje dhe séance stërvitore ka shoqërinë e gruas së tij që iI rri afër në cdo kohë, sigurisht duke bërë tifo. Ai luan me ekipin e tij bashkë me tre futbollistë kroatë, Granic, e Vincetic. Ata cdo të diel nën shoqërinë e njëri-tjetrit shkojnë në kishë rregullisht dhe përpara cdo ndeshjeje luten. Përpara se ta intervistojmë ai po ngjitetnë klub me një kryq në qaë dhe sigurisht nën shoqërinë e patriotit të tij Vincetic. E përshendesim dhe mënjëherë pranon të flas për gazetën Agon………Mirëdirta Pero a mund të flasim në anglisht? Qesh.. unë di vetëm shqip, dhe më pelqen shumë. Pak, pak nuk kam mësuar shumë. Por më pëlqen gjuha juaj. Nën shoqërinë e shokut të tij Granic zhvilluam një bisedë të këndshme mes miqsh në gjuhënitalianë që të gjithë e njihnim mjaft mirë. Si ndihesh në Shqipëri dhe me klubin e Dinamos? Unë kam afro dy vite ne Shqipëri dhe sinqerisht ndihem shumë mirë. Kam shumë miq dhe më kryesorja jemi përshtatur mirë dhe ndihemi si në shtëpinë tonë. Në shqipëri jam me familjen me shokët e ekipit që kam luajtur edhe në kroaci dhe ndihemi shumë mirë. Në një ndeshje arrini të shënoni 3-4 gola si është e mundur? Dhe pse nuk e arrini gjithmonë? Kjo varet nga kundërshtari që ke përballë, forma në të cilën je dhe më kryesorja ati. Gjithcka është më fat në jetë dhe unë I besoj shumë atij. Unë përpiqem të jap gjithmonë maksimumin dhe të gjitha ato që marr në fushë janë frut I përpjekjeve të forta që bëj për më të mirën e Dinamos dhe të vetes sime. Shpesh herë jeni edhe në stol, një sulmues si ju ia vlen të rrish në stol për Dinamon? Kur në skuadër ke lojtarë të mrekullueshëm sic janë Plaku, Pema, Kuli unë jam profesionist dhe ia vlen të jem edhe në stol. Për këto gjera vendos trajneri dhe unë I bindem urdhrave të tij. Nuk kam pse të mërzitem, pasi trajneri vendos për të mirën e skuadrës dhe unë besoj se duhet të rri edhe në stol nëse skuadra e kërkon. Kur më jepet mundësia pastaj mundohem që të jap maksimumin për të merituar vendin në skuadër. Mendoni se Dinamo mund të dalë kampion dhe kë skuadër keni rivalin më të fortë? Patjetër që po, pse të mos dalim ne kampionë këtë vit? Ne kemi krijuar një ekip shumë të mirë dhe ecuria pozitive e ka treguar këtë. Unë e shoh me ndrojtje të them se mund të dalim kampionë pasi është shumë herët,por atë që mund të them është se ne jemi një skuadër që pretendojmë shumë. Të gjitha skuadrat kanë bërë merkato verore të fortë dhe ky kampionat pavarësisht fillimit të tij, sivjet do të ketë shumë rivalitet. Unë mendoj se rivalët më të fortët do të jenë Partizani dhe Dinamo. C'mendoni për futbollin shqiptar? Futbolli shqiptar është një futboll mbi nivelet mesatare dhe është shumë I fortë. Ne kemi arritur që të përshtatemi mirë dhe e krahasoj shumë me futbollin e vendit tim, ku Shqipëria është pak a shumë në ato nivele. Në Shqipëri ka futbollistë shumë të mirë që luajnë në këtë kampionat dhe kjo e tregon edhe numri I tyre që cdo vit shtohet në përfaqësuese. Futbolli në Shqipëri ka patur rritje të vazhdueshme dhe besoj se ka mjaft cilësi. E mendoni veten si golashënuesin e kampionatit të sivjetshëm? Do të më pëlqente shumë sinqerisht, por më rëndësi ka të fitojë ekipi im sesa të arrij rezultate personale. Unë shpresoj të shënoj sa më shumë gola dhe kjo të vlejë për një Dinamo kampione

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›