Vlonjatët ngrenë flamurin në Tiranë

Një gol i vonshëm i Arlindo Rrustemit (88') mjaftoi për t'i dhënë fitoren e parë në transfertë të Flamurtarit, për t'i dhënë fund serisë prej dy humbjeve rresht, por edhe për t'i shkaktuar humbjen e parë Dinamos në pesë javët e para dhe dyke thyer pas 445 minutash portierin blu Elvis Kotori. Trajneri vlonjat i Dinamos, Agim Canaj i kishte paralajmëruar të tijtë, se kundër ish-ekipit të tij të origjinës, sfida do të ishte e vështirë, por fati i buzëqeshi ndihmësit të tij të Flamurtari i sezonit të kaluar, Eqerem Memushi. Parë në tërësi, Dinamo e zotëroi lojën dhe këmbënguli më shumë, por sulmuesit e saj kryesorë Plaku dhe Pejic (të cilit iu anullua edhe një gol nga gjyqtari Janku) nuk mund të realizonin golin e dëshiruar. Ndeshja e parë pa shënaur për "Blutë" dhe humbja e parë, edhe pse fitorja e Flamurtarit, mund të konsiderohet si e rastësishme me atë që prodhoi gjatë 90 minutave. Dinamo shënoi në minutën e 92-të golin e barazimit, por anësori Denis Rexha lajmëroi kryesorin Albano Janku, se lojtarët dinamovitë kishin ndërhyrë në mënyrë të dhunshme ndaj portierit vlonjat Mocka. Si për ta ngjyrosur me tone zjarrta fitoren, kosovari Liridon Leci i Flamurtarit u ndëshkua me karton të kuq pas protestës ndaj gjyqtarit Janku. Dinamo, që kryesoi bindshëm katër javët e para, mund të zbresë në vend të tretë, në rast se Partizani fiton sot me Teutën në kryeqytet (ora 19:00) dhe Besa të dielën me Tiranën në Kavajë (ora 16:00).