Afganistan, 8 të vrarë nga luftimet në veri

Të paktën tetë persona mbetën të vrarë kur luftëtarët talebanë, përfshi disa atentatorë kamikazë, sulmuan ndërtesat shtetërore në një qytet në lindje të Afganistanit. Dy nga agresorët talebanë ishin kamikazë të veshur me veshje tradicionale të grave afgane. Gjatë sulmit u goditën disa zyra qeveritare.
Sulmi i sotëm është i ngjashëm me disa sulme të fundit të talebanëve në provincën lindore Paktika, madje edhe në Kabul dhe qytete të tjera.
Dhuna është shtuar në Afganistan që kur mijëra marinsa amerikanë dhe ushtarë britanikë nisën një ofensivë të gjerë në provincën Helmand, një bastion i rebelëve talebanë.