E Shtunë, 31 Tetor 2026

Sundimi i ligjit dhe Shqiperia Nga Bujar Nishani, President i Republikes

Historia e njerezimit eshte ne fakt edhe historia e evolucionit te ligjit dhe e marredhenieve te shoqerive me ligjin. Sa here qe ne kemi humbur vizionin per ligjin ne nivel kombetar dhe ne nivel nderkombetar, jemi perballur me trazira, lufta dhe vuajtje. Cdo here qe i jemi perkushtuar ligjit dhe i kemi shnderruar ne mbareboterore parimet e tij, kemi gjetur paqen, marreveshjen dhe begatine. Per hir te se vertetes, marredhenia e njerezimit me ligjin nuk eshte e lehte, duke qene se shoqerite, popujt dhe kulturat tona kane qasje te ndryshme persa i perket ligjit. Gjithsesi, ne te gjithe pajtohemi me faktin se duke qene te gjithe qenie njerezore, qe ndajme te njejten bote, na kerkohet gjithnje e me shume te leme menjane interesat tona vetjake per hater te se mires se perbashket. Shqiperia eshte e lumtur qe i eshte perkushtuar me gjithe zemer ketij roli ne Organizaten e Kombeve te Bashkuara, gje qe ka kontribuar gjeresisht per ate qe ne e quajme bashkerisht "ligj nderkombetar" dhe para te cilit ne te gjithe jemi te prirur te bindemi.

Duke qene se ka pasur diskutime thelbesore dhe nganjehere edhe te debatueshme mbi Shtetin e se Drejtes, deshiroj te theksoj dy pika te vecanta: njeren mbi tiparin mbareboteror te juridiksionit te Gjykatave Nderkombetare dhe qe mbulon edhe vendimet e opinionet e tyre dhe mbi faktin qe megjithese ligji nuk qendron mbi njerezit, eshte bere nga njerezit, per njerezit dhe per t'i sherbyer me se miri gjalleses dhe mireqenies se tyre.

Keto parime tashme jane te provuara se kane qene thelbesore per historine e veshtire ne te cilin kombi im ka kaluar pergjate shekujve. Populli shqiptar ka pasur nje marredhenie te nderlikuar me sundimin e ligjit. Zbatimi i shperfytyruar i sundimit te ligjit dhe aftesia me te cilen ligji eshte zbatuar per t'u sherbyer koncepteve te drejtesise se klases sunduese, krijoi ne Shqiperia njeren prej diktaturave me djallezore te Evropes se pas Luftes se Dyte Boterore. Ne fakt, perpjekja e popullit shqiptar per demokraci ne vitet '90-te ishte e lidhur ngushtesisht me mosaprovimin ndaj parimeve te qeverisjes se nje shteti te papergjegjshem ndaj ligjit te tij te shpallur e te dekretuar. Mijera qytetare ishin bere subjekt i ndeshkimeve kolektive, i gjykimeve politike dhe i nje arbitrariteti te shumefishte nga ana e gjykatave dhe ne mosperputhje me normat e te drejtave te njeriut.

Keshtu qe nuk eshte aspak per t'u habitur qe konsolidimi i sundimit te ligjit ne Shqiperi ne nivel kombetar eshte shnderruar ne parimin udheheqes per nje demokraci te re e te fuqizuar si dhe ne gurin themeltar te nje shoqerie te konsoliduar e ne harmoni, te nje ekonomie tregu te hapur e solide, te nje qendrueshmerie rajonal dhe paqeje dhe sigurie afatgjate. Eshte pikerisht parimi i Shtetit te se Drejtes ai me te cilin ne kemi perafruar dhe perputhur te gjitha deklaratat tona kombetare dhe ligjin nderkombetar, konventat dhe rregulloret tona si dhe vete funksionimin e ketij organizmi madheshtor.

Sot Shqiperia gjendet ne pararoje te mbeshtetjes dhe mbrojtjes se te drejtave te njeriut dhe ne perkrahim luften e te gjithe popujve per liri anembane botes qe nga Siria deri ne Mianmar. Cdo regjim qe dhunon ligjin e lirise duhet te jape llogari ne nivel kombetar dhe nderkombetar. Sundimet e ligjit ne nivel kombetar dhe ne ate nderkombetar jane te nderlidhura ngushtesisht me njeri-tjetrin. Ata pasqyrojne shoqi-shoqin dhe mbi te gjitha, meritojne te gezojne nje respekt te barabarte dhe te njezeshem. Ne e kemi jetesuar kete ne menyren me konkrete: Kushtetuta shqiptare parasheh se ne rastin e nje konflikti mes ligjit kombetar dhe atij nderkombetar, mbizoteron ky i fundit. Kjo eshte garancia me e mire se ndersa respekton sovranitetin shteteror, Shqiperia mbetet nje partner vertet i perkushtuar ndaj promovimit te drejtesise, mbajtjes se pergjegjesise dhe teper e vendosur per ndeshkueshmerine e cdo krimi te kryer. Ne kete drejtim, Shqiperia mbeshtet me gjithe zemer parimin e juridiksionit mbareboteror, sepse ne besojme qe ai eshte nje mekanizem i rendesishem per t'i dhene fund pandeshkueshmerise dhe per promovimin e pergjegjshmerise.

Shqiperia ka mbeshtetur dhe gjithmone do te vazhdoje te mbeshtese mandatet e Gjykatave Nderkombetare per rolin e tyre te pazevendesueshem ne luften ndaj pandeshkueshmerise si dhe ne vendosjen e standardeve te nje drejtesie boterore ne interes te paqes dhe sigurise. Eshte per te ardhur keq qe nganjehere vendimet dhe mendimet e Gjykatave Nderkombetare nuk merren parasysh nga shtetet, te cilat i kane ngritur dhe paraqitur fillimisht si ceshtje gjyqesore. Keshtu ishte edhe rasti me mendimin keshillues te Gjykates Nderkombetare te Drejtesise mbi pavaresine e Republikes se Kosoves.

Ne rajonin tim, ate te Ballkanit, popujt e etnive te ndryshme: shqiptare, boshnjake dhe kroate kane perjetuar disa nga lufterat me te tmerrshme ne emer te nacionalizmit te keqperdorur. Mendjet shoviniste perligjen ideologjine e superioriteti te tyre mbi popujt e tjere duke legjitimuar gjenocidet dhe masakrat qe pasuan. Dy dekadat e fundit kane treguar se nuk eshte nje detyre e lehte qe ta kthesh kete faqe ne librin e historise se Ballkanit. Shkaktaret e ketyre tragjedive dhe gjenocidive natyrisht qe nuk mund te jene ne gjendje ta bejne kete gje vetem. Ajo qe nevojitet eshte miratimi i te gjithe popujve, por para se gjithash dhe mbi te gjitha, nevojitet miratimi i viktimave qe kerkojne drejtesi. Verehet me shqetesim se ne Ballkan, ne vend te kerkesave faljesh te sinqerta per masakrat dhe gjenocidin e shkaktuar, ne na serviren deklarata mohuese dhe mbi te gjitha, deklarata te bera nga nivelet me te larta. Keshtu qe eshte e natyrshme per ne qe te respektojme Shtetin e se Drejtes si ne nivel kombetar, ashtu edhe ne ate nderkombetar: zbatimi i tij eshte ne te vertete i pasqyruar ne menyre te drejtperdrejte ne marredheniet tona te drejta, paqesore dhe te mira me fqinjet tane ne rajon dhe me gjere. Ne kete drejtim, Shqiperia ka ndermarre hapa kyce pertej nivelit kombetar per vendosjen e nje dialogu dhe bashkepunimi kontruktiv me te gjitha vendet e rajonit dhe mbeshtet pa kushte nismat e Bashkimit Evropian e te bashkesise nderkombetare per fuqizimin e Shtetit te se Drejtes ne rajonin tone. Ne vleresojme vecanerisht punen e bere nga EULEX-i ne Republiken e Kosoves, duke e konsideruar ate nje kontribut shtese e te cmuar ndaj paqes dhe sigurise ne rajon pas shpalljes se pavaresise se Kosoves. Ne besojme se ne rajon, objektiva jone per te vendosur, per te respektuar dhe per t'iu bindur sundimit te ligjit eshte nje domosdoshmeri qe duhet perqafuar plotesisht nga te gjitha vendet, te cilat synojne seriozisht dhe sinqerisht te perparojne drejt bashkepunimit dhe harmonise se plote rajonale dhe te permbushin qellimin e perbashket te integrimit evropian.

* Nga fjala ne OKB gjate takimit te nivelit te larte mbi Shtetin e se Drejtes, Nju-Jork, SHBA

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›