Super NaniMançesteri 10 pikë larg Arsenalit
Gjithçka e lehtë për Mançester Junajtid në javën e 32-të të Premier Ligës. “Djajtë e Kuq”, të privuar nga i skualifikuari Uejn Runi, kanë mundur 2-0 Fulhamin në “Old Traford”, falë një paraqitjeje të shkëlqyer të portugezit Luis Nani. Ai ishte protagonist në të dy aksionet e golave të shënuar nga Berbatov dhe Valencia, që në fund, e kanë çuar Junajtid 10 pikë para Arsenalit, që ka dy ndeshje për të rikuperuar. Takimi i sotëm gjithsesi nuk ka pasur aspak histori. Ferguson ka lënë në pankinë Hernandez, duke i besuar Berbatov, i cili shënoi golin e 21-të në kampionat për këtë sezon, pas një aksioni të Nanit në minutën e 12-të. Kalojnë 20 minuta dhe është sërish portugezi, që i nisur nga e majta, eviton daljen e Shvarcer dhe i dhuron Valencias topin e golit të dytë. Pjesa tjetër e ndeshjes ka qenë një kontroll total nga vendasit. Ndërkohë, kanë fituar edhe dy skuadrat londineze Çelsi e Totenhem. Blutë mposhtën 1-0 Uiganin, me një gol të Maluda në pjesën e dytë, ndërkohë që sinjalet në prag të sfidës së kthimit me Mançesterin nuk kanë qenë aq të mira. Skuadra londineze krijoi shumë, por Anelka, Drogba e Torres nuk duken fare në formë. Ndërkaq, Spërsat fituan 3-2 ndaj Stouk Siti, duke reaguar mirë pas humbjes 4-0 me Realin. Në takimet e tjera spikat fitorja 3-0 e Boltonit ndaj Uest Hemit, si edhe triumfi 3-2 në transfertë i Uest Bromit ndaj Sandërlendit. Po ashtu, Evertoni mundi qetësisht 3-0 Ulves.
ANGLI
Ulves-Everton 0-3
Man.UTD-Fulham 2-0
Totenhem-Stouk 3-2
Bolton-Uest Hem 3-0
Çelsi-Uigan 1-0
Sandërlend-ËBA 2-3
Blekbërn-Birmingam 1-1
Të dielën
Blekpul-Arsenal
A.Vila-Njukasëll
(e.m/BalkanWeb)
ANGLI
Ulves-Everton 0-3
Man.UTD-Fulham 2-0
Totenhem-Stouk 3-2
Bolton-Uest Hem 3-0
Çelsi-Uigan 1-0
Sandërlend-ËBA 2-3
Blekbërn-Birmingam 1-1
Të dielën
Blekpul-Arsenal
A.Vila-Njukasëll
(e.m/BalkanWeb)