E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ministria serbe e Mbrojtjes: Kemi penguar luftën në Kosovë

• Ministri serb i Mbrojtjes, Dragan Shutanovac, pohon se partia e tij (PD) ka parandaluar që në koalicionin qeverisës me partinë e Koshtunicës të miratohet ndërhyrja ushtarake në Kosovë, si dhe ndërprerja e mëtejshme e marrëdhënieve me BE-në.

“Jam i sigurt se është më mirë që kemi qenë në qeveri, sepse e kemi parë se çfarë është e gatshme t’i bëjë Serbisë PDS-ja e Koshtunicës. Jam i bindur se kemi penguar gjëra themelore si: ndërprerja e mëtejshme të marrëdhënieve me BE-në dhe skenari i qartë që në rajonin e gjerë të Kosovës të shkaktohen konflikte të cilat do të përshkallëzoheshin dhe nga Kosova të bëjnë një Bejrut me pasoja të paparashikueshme”, tha Shutanovac për gazetën “Veçernje novosti”.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›