Topi takon Papa Benediktin e XVI

Presidenti Topi shprehu mirënjohjen e thellë për mbështetjen e përkrahjen e vazhdueshme të Selisë së Shenjtë në drejtim të zhvillimit të mëtejshëm të marrëdhënieve mes Shqipërisë dhe Shtetit të Vatikanit, konsolidimit të demokracisë dhe institucioneve shqiptare, sidomos në drejtim të ruajtjes e forcimit të bashkëjetesës e harmonisë fetare në Shqipëri.
“Vlerat e papërsëritshme të historisë së bashkëjetesës mes besimeve fetare në Shqipëri, si një pasuri e madhe kombëtare, që është ruajtur dhe trashëguar në breza nga komunitetet fetare në vendin tonë, në realizimin e qëllimeve fisnike në shërbim të besimit, harmonisë, paqes dhe demokracisë në Shqipëri”, tha Topi.
Duke folur mbi zhvillimet më të fundit në vendin tonë e rajon, Presidenti Topi u shpreh se “Shqipëria sot është një vend demokratik dhe anëtar i NATO-s, respektues i të gjitha besimeve fetare dhe e vendosur në mbështetjen e perspektivave integruese evropiane edhe të vendeve të tjera të Ballkanit”, duke shprehur në këtë kuadër besimin në mbështetjen e plotë të Shtetit të Vatikanit, dhe të vetë Papës Benedikti XVI.
Nga ana e tij, Papa Benedikti XVI, pasi çmoi lart praninë e Kreut të Shtetit shqiptar dhe Zonjës së Parë, Teuta Topi në këtë audiencë të veçantë, theksoi se Selia e Shenjtë do të vazhdojë të mbështesë plotësisht Shqipërinë në të gjitha përpjekjet e saj për zhvillimin të mëtejshëm të vendit në të gjitha fushat, por dhe në realizimin e aspiratës integruese për në Bashkimin Evropian, edhe në kuadër të kremtimit të 100-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë së saj”. Në këtë takim, Topi ka preferuar të mos diskutojë për Kosovën, teksa kujtojmë se Shteti i Vatikanit nuk e ka njohur ende atë. /Start/
2012-05-05 15:07