E Shtunë, 31 Tetor 2026

Publikohet marrëveshja Kosovë-Serbi

BEOGRAD- Qeveria serbe publikon në faqen e saj zyrtare marrëveshjen e plotë të arritur me palën kosovare lidhur me fusnotën. Në marrëveshjen me 11 pikash shkruhet qartë se përfaqësimi i Kosovës në nisma ndërkombëtare do të jetë pa simbolet shtetërore, por vetëm me ato të BE dhe sic thuhet aty BE do jetë garanci për zbatimin e saj.

Në pikën dy të marrëveshjes emërtimi “Kosovo*” do të jetë i vetmi emërtim, i cili do përcillet në nismat rajonale.

Fusnota do të përcillet me fjalën “Kosovo”sipas së cilës do jetë edhe një yll. Kurse emërtimi për statusin do të jetë në përputhje me rezolutën 1244 të Këshillit të Sigurimit dhe mendimin e Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë për deklaratën e pavarësisë së Kosovës. Kosovo sqarohet më tej në pikën 5 të marrvëshjes do jetë pjesëmarrëse në takimet rajonale për interesa të saj dhe do flasë vetëm për veten e saj në këto takime.
(el.me/NEWS24/BalkanWeb)

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›