E Shtunë, 31 Tetor 2026

Trupi i Bin Laden në det? Wikileaks: Ndodhet në SHBA

Wikileaks nuk ka të ndalur në publikimet shokuese për publikun në mbarë botën. Nëse deri sot dihej se trupi i
Bin Laden dihej ishte hedhur në det pas një funerali me rit islamik i celebruar në bordin e aeroplanmbajtëses Usa Carl Winson në ujërat ndërkombëtare të Gjirit Persik,tashmë ky version versioni zyrtar i Shtëpisë së Bardhë i publikuar në 2 majin e kaluar, po vihet në dyshim nga disa emaile të agjencisë së inteligjencës Stratfor, të marra nga hackerat e Anonymous dhe të publikuara nga Wikileaks. Po në 2 majin e kaluar në orën 5.26 një mesazh elektronik i firmosur nga zv.presidenti dhe përgjegjësi për inteligjencën Stratfor, Fred Burton shkruhet se, “Nga ajo që na thonë e kemi marrë kufomën me vete, lavdi zotit”.

Në një email pasues të dërguar në 5.51 të së njëjtës ditë thuhet se “Trupi është drejtuar në Dover, Delaware në bordin e një avioni të CIA. Nga aty do të niset për në Institutin e Patologjisë së Forcave të Armatosura në Bethesda".

Sakaq një email tjetër i Burton në orën 6.26 shpjegon se, “Nëse trupi është hedhur në det, gjë për të cilën dyshoj, duket si nj rast Adolph Eichmann. Një tribu në Izrael bëri të njëjtën gjë me kufomat e nazistëve”.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›