E Shtunë, 31 Tetor 2026

Super hajduti transferoi 2 mld nga UBS

Një 31-vjeçar është  arrestuar në Britaninë e Madhe i akuzuar  për vjedhje brenda kompanisë për të cilën punonte në Zvicër. Arrestimi ka ndodhur në Londër ndërsa punonjësi i ka shkaktuar humbje kolosale bankës  zviceriane UBS. Vetëm një ditë më pare, banka zvicerane UBS ka bërë të ditur se një transaksion i pa autorizuar nga një punëtor i saj, ka shkaktuar humbje në vlerë prej 2 miliardë dollarësh.

Banka me seli në Zyrih ka thënë se një gjë e tillë mund të çojë në humbje në tremujorin e tretë të 2011-ës. I njëjti burim ka konfirmuar se asnjë llogari bankare e klientëve nuk është prekur nga incidenti, por nuk ka dhënë detaje të tjera. Pas njoftimit, aksionet në gjigantin bankar të Zvicrës kanë rënë për më shumë se 7 për qind.

Skandali të sjell në mendje francezin Jerome Kerviel, punonjës i Societe Generale që përmes transaksioneve bankare bëri që banka franceze të humbiste 4,9 miliardë  euro. Kerviel është dënuar me 5 vjet burg e dëmshpërblim kolosal për Societe Generale.

Delina Bitraku

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›