E Shtunë, 31 Tetor 2026

Merkato e futbollit Barcelona 60 mln euro per Neymar

Merkato është mbyllur, por kjo nuk e pengon Barcelonën të mendojë që tani për të forcuar skuadrën e vitit të ardhshëm. Sipas mediave spanjolle klubi nga katalunja është shumë pranë blerjes së talentit brazialin Neymar, i lakmuar edhe nga klube të tjera të mëdha të Europës si Reali i Madridit apo Chelsea.

Emisarë të Barcelonës kanë udhëtuar drejt Brazilit, ku janë takuar me drejtuesit e Santosit, ku dhe i kanë paraqitur atyre ofertën e fundit për sulmuesin. Me 473 milionë euro të fituara vetëm në sezonin e fundit, spanjollët nuke e kanë problem të shpenzojnë për një talent të padiskutueshëm, ndërsa sipas mediave iberike, oferta e fundit është 60 milionë euro.

Shifër e çmendur dhe larg nga ato që ofrojnë klubet e tjerë aspirant për të blerë sulmuesin, i cili gjatë merkatos së verës ishte shumë pranë firmosjes me Realin e Madridit. Por levizja e fundit e Barcelonës ka kthyer gjithcka në favorin e saj, duke i shtuar rivalitetit të theksuar me madrilenët një tjetër betejë, me shumë mundësi e fituar që tani nga klubi katalunjas.

Oferta prej 60 milionë euro ka lëkundur brazilianët e Santos, që deri pak ditë më parë e cilësonin të pashitshëm Neymar. Por tani gjërat kanë ndryshuar dhe braziliani pritet të tranferohet shumë shpejt në kampionatin spanjoll, nëse jo në janar, por me siguri në merkaton e verës.

Nertan Prifti

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›