E Shtunë, 31 Tetor 2026

Josa jep dorëheqjen nga Vllaznia

Vllaznia nuk do të drejtohet më nga trajneri Mirel Josa. Ish-trajneri i Tiranës dha dorëheqjen nga detyra pas takimit me presidentin e skuadrës shkodrane, Valter Fushaj, i cili pranoi edhe vendimin e Josës. Lajmi konfirmohet nga "Ora Sport".
Në fakt, paralajmërimi për një shkarkim të mundshëm të Josës u fol në mediat në sportive dhe humbja me Teutën (1-2) e vulosi përfundimisht atë. Në mes të sezonit Josa u shkarkua edhe njëherë tjetër nga presidenti Fushaj, por tifozeria shkodrane me peticionin e saj e riktheu në punë.

Vetëm katër trajnerë kanë mundur të mbijetojnë në kampionatin e ashpër shqiptar gjatë këtij sezoni: Lika (Partizani), Alimehmeti (Elbasani), Memushi (Flamurtari) dhe Magani (Shkumbini).

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›