Superheroi apo të varfrit, cili merr “Oscar”?!
Fantazia romantike e "The Curious Case of Benjamin Button" kryeson pretenduesit për çmimin e madh “Oscar”, me 13 nominime. Kjo është deklaruar dje nga Akademia e Çmimeve “Oscar”, duke vlerësuar për filmin më të mirë dhe aktorin më të mirë Brad Pitt dhe Taraji P. Henson, si dhe regjisorin David Fincher. Po ashtu janë nominuar nga Akademia e Çmimeve edhe filmat më të mirë të cilët janë: "Frost/Nixon", "Milk," "The Reader" dhe "Slumdog Millionaire". Filmi “The Dark Knight” është një monstër i “Box Office”, me një aktor të vdekur, emrin e të cilit e di çdokush. Ndërsa “Slumdog Millionaire” është një ndër befasitë më të këndshme me disa aktorë që nuk i njeh dhe askush nuk ka dëgjuar për ta më parë.
Nominimet e “Academy Awards”, të enjten, kanë vendosur për këtë duel të rrallë në mes të disa personave. Njëri flet për një sagë të një superheroi aq të respektuar që u krijua nga një libër me stripa, që u bë një ndër filmat më të mirë në vend, përderisa tjetri ka një temë për të varfrit që dëshirojnë të pasurohet, një temë kjo që ka pas një sukses shumë të madh. Në përvjetorin e parë të aktorit, Heath Ledger, ai pritet të fitojë në nominimin për aktorin më të mirë për paraqitjen e tij të ethshme të armikut të Batman-it, Joker-it. Ledger ishte një favorit solid për çmim në këtë sezon. Filmi ishte konsideruar si njëri ndër filmat me xhirimin më të mirë, por në disa momente është menduar se do të nominohet edhe për filmin më të mirë, regjisorin dhe skenarin më të mirë, përderisa pritet të këtë edhe nominime të tjera nga shoqata të Hollivudit.
“Slumdog Millionaire” po udhëton nëpër radar me çmime që kur ishte dhënë premierë në një festival të verës, përderisa “The Dark Knight”, ka fituar më shumë se gjysmë milioni dollarë vetëm në vendin e vet, pra në “Box Office”.
I punuar me regji të Danny Boyle, “Slomdog Millionaire”, favorizohet nga kritika, ndërkaq deri me tani ai ka fituar rreth 50 milionë dollarë në “Box Office”, edhe pse ka luajtur në pak kinema, sidomos nëse konsiderohet me filmin “The Dark Knight” dhe filmat e tjerë të Hollivudit.
Ai mori katër çmime në “Golden Globe”, përfshirë edhe çmimin për dramën më të mirë.
Bartës të tjerë, për filmin më të mirë janë dy filma që flasin për figurat politike: drama për Richard Nixon, “Frost/Nixon” dhe përralla e Harvey Milk, “Milk”.
Po ashtu, në konkurrencë janë edhe drama romako-katolike, “Doubt”, tragjedia martesore, “Revolutionary Road” dhe filmi i zhanrit fantastiko-romantik, “The Curious Case of Benjamin Button”. Frank Langella luan rolin e Nixon-it, “Frost/Nixon” dhe Sean Penn luan rolin e një pionieri homoseksual në “Milk”, dhe duket që ky do të jetë si kombinim për aktorin më të mirë ashtu sikurse ishte në “Golden Globe”.
Kate Winslet është e fokusuar në dy nominime, për aktoren më të mirë për rolin e saj në “Revolutionary Road” dhe për aktoren më të mirë dytësore në dramën për Holokaustin “The Reader”. Ajo fitoi dy “Golden Globe”.
Jeta e vërtetë e çiftit Pitt dhe Angelina Jolie së bashku do të jenë të nominuar për “Oscar”. Jolie u pat nominuar si aktorja më e mirë në filmin dramatik "Changeling".
Kategoritë e pretenduesve për aktorët më të mirë ishin kryesojnë në mënyrë të befasishme. Kjo për aktorët konsiderohet si një bast i vështirë dhe i frikshëm, përgjatë së cilës nominimin e vazhdojnë Richard Jenkins për "The Visitor," pretenduesi i aktorit më të mirë Melissa Leo për filmin "Frozen River" dhe aktori mbështetës u zgjodh Michael Shannon për "Revolutionary Road". Të tjerë aktorë të nominuar janë Anne Hathaway për filmin "Rachel Getting Married" dhe Meryl Strep për "Doubt".