Superiorja, gati eksodi në janar

Ermal Kuka, Gazeta Shqip
Merkato e janarit mund të sjellë shumë ndryshime në klubet shqiptare, por jo për shkak të "importit", apo të shkëmbimit të lojtarëve mes klubeve të ndryshme. Këtë radhë bëhet radhë për "eksport" të futbollistëve shqiptarë, ku destinacioni më i preferuar janë vendet e Lindjes. Pagesa më të larta dhe mundësia për të bërë hapin cilësor duket se janë ato që shtyjnë futbollistët shqiptarë drejt këtyre kampionateve që kanë shikueshmëri më të lartë dhe sjellin mundësi për të shpërthyer në kampionatet e Evropës Perëndimore. Të fundit në listën e largimeve duket se janë sulmuesi i Partizanit, Arbër Abilaliaj dhe mesfushori i Elbasanit, Shpëtim Babaj. I pari kërkohet në Ukrainë, ndërsa i dyti duket se ka zgjedhur Azerbajxhanin për të kërkuar eksperiencë ndërkombëtare. Gjatë viteve të fundit, Kategoria Superiore ka arritur të "eksportojë" pak futbollistë drejt kampionateve të tjera. Por gjatë merkatos së janarit janë të shumtë emrat që do të provojnë një eksperiencë të re jashtë Shqipërisë. Mbrojtësi i Tiranës, Nevil Dede, ka gati ofertën nga një klub i kampionatit kinez, por tani për tani nuk ka vendosur nëse do të transferohet atje apo jo. E njëjta gjë mund të thuhet edhe për sulmuesin e Vllaznisë, Vioresin Sinani, për të cilin është interesuar Vaker Insbruk në Austri. Drejtuesit e kësaj skuadre e kanë ndjekur nga afër futbollistin shkodran dhe në javët në vijim pritet të vijë edhe oferta që mund ta shohë atë të provojë një tjetër eksperiencë pas atyre në Kroaci dhe Turqi. Por ajo që pritet të ndryshojë fytyrën e kampionatit është transferimi i talenteve të reja. Duket se partizani mund të humbë shërbimet e një prej lojtarëve më të talentuar të skuadrës, sulmuesit Arbër Abilaliaj. Sipas informacioneve pranë klubit kryeqytetas, ky i fundit pritet që të shkojë në provë gjatë janarit te skuadra ukrainase e Krivbas Krig. "Sponsori" i tij duket se është ish-mesfushori i të kuqve, Dorian Bylykbashi, i cili njeh mirë aftësitë e vlonjatit. Bylykbashi aktivizohet te Krivbas bashkë me 3 futbollistë të tjerë shqiptarë, Hidin, Ndrekën dhe Bulkun, e duket se po mundohet të shtojë "koloninë" e vogël të krijuar në kampionatin lindor. Në ditët në vazhdim do të mësohet më shumë rreth këtij transferimi, gjithmonë nëse drejtuesit e klubit Partizani do ta lejojnë një gjë të tillë. Me largimin e Abilaliajt, të kuqtë do të mbeten pa një sulmues të mirëfilltë dhe do të detyrohen të hyjnë në merkato për të kërkuar futbollistë të tjerë cilësorë. Emri tjetër që duket pranë largimit nga Superiorja është mesfushori i Elbasanit, Shpëtim Babaj. Futbollisti kërkohet nga një skuadër azerbajxhanase, por mund të ndryshojë destinacion dhe të përfundojë edhe ai në Ukrainë. Por interesi i vazhdueshëm i menaxherëve të huaj për talentet shqiptare mund të sjellë surpriza të tjera, pasi tashmë lojtarët e rinj e kanë kuptuar që për të shpërthyer nuk mjaftojnë disa paraqitje të mira në Kategorinë Superiore.