Tirana fituese e Superkupës, mposht Elbasani 2-0

Nga Dash Frashëri
Tirana është shpallur për herë të 6-të fituesja zyrtare Superkupës, pasi mundi 2-0 kampionin e Shqipërisë, Elbasanin, në finalen e zhvilluar në stadiumin "Niko Dovana" (Durrës), në një temperaturë raskapitëse që i kalonte më shumë se 35 gradët. Dy golat që i dhuruan trofeun e dytë brenda vitit, Tiranës, pas atij të Kupës së Shqipërisë, u shënuan nga nga golashnëuesi më i mirë i kampionatit shqiptar, shkodranin Hamdi Salihin, që goditi bukur me kokë në minutën e 25-të dhe nga kapiteni Devi Mukaj (55'), që goditi bukur brenda zonës. Në të dy ekipet u dalluan portierët, si Blendi Nallbani (Tirana) që shmangu gola të sigurt, ashtu dhe Elvis Kotori, që ishte edhe kapiteni i ri i Elbasanit, që pa mbrojtjen e fortë të vitit të kaluar, u deturua të evitonte një numër më të madh golash. Dy ekipet u mbështetën nga një numur i konsiderueshëm tifozësh (rreth 2000 veta), dhe midis ultrasve pati edhe incidente të lehta, që u shuan si pasojë e ndërhyrjes së policisë lokale. Nevil Dede dhe nigeriani, që u shpallën kampionë me Elbasanin, sot po luajnë në radhët e fitueses së Kupës së Shqipërisë. Te Elbasani po debutojnë kosovari Premton Muja (SK Gjilan), që ka bërë një prezantim të mirë me kampionët e Shqipërisë dhe maqedonasi Stojavon, ish-lojtar i Rabotnicki i Maqedonisë. Elbasani këmbënguli në pjesën e parë, por Nallbani reagoi shumë mirë në disa goditje të Stojkut dhe Kacit. Në minutën e 35', Elbasani pretendoi edhe një 11-metërsh pas ndërhyrjes së ashpër të Arjan Pishës, por gjyqtari Tanush Latifi nuk e konsideroi të tillë. Gjatë pjesë së dytë, Elbasani ishte më agresiv përballë një Tirane racionale, por nuk kanë munguar edhe incidentet midis lojtarëve, ku më flagranti ishte ai midis Kacolles dhe Klodian Duro. Elbasani, paraqiti një ekip modest, më pak emra kualitativë por të paaftë për të përballuar formacionin profesionist të Tiranës. Kur pritej që barazonte Elbasani, Tirana përfitoi me anë të kapitenit Devi Muka, që pasi mori një top nga mesfusha shënoi brenda zonës golin e dytë në minutën e 55. Në fund të ndeshjes ritmi i lojës ra shumë, teksa dy ekipet kanë pritur fundin e takimit, ndërsa Pisha mund të shënonte edhe një autogol. * * * Skeda e ndeshjes Elbasani-Tirana 0-2 0-1, Hamdi Salihi 25', 0-2, Devi Mukaj 55' E shtunë, 19 gusht 2006 Stadiumi: "Niko Dovana", Durrës Shikues: 2000 Gjyqtar: Tanush Latifi * * * Të gjitha ndeshjet e Superkupës 1989 Dinamo-Tirana 2-0 1990 Flamurtari-Dinmo 3-3 (5-4 p) 1991 Flamurtari-Partizani 1-0 1992 Elbasani-Vllaznia 3-2 (pas kohës shtesë) 1993 Nuk u dha. Partizani ishte fitues i dyfishtë: Kampionat dhe Kupë 1994 Tirana-Teuta 1-0 1995 nuk u luajt 1996 Nuk u dha: Tirana ishte fitues i dyfishtë: Kampionat dhe Kupë 1997 nuk u luajt 1998 Vllaznia-Apolonia 1-1 (5-4 p) 1999 Nuk u dha. Tirana ishte fitues i dyfishtë: Kampionat dhe Kupë 2000 Tirana-Teuta 1-0 2001 Vllaznia-Tirana 2-1 2002 Tirana-Dinamo 6-0 2003 Tirana-Dinamo 3-0 2004 Partizani-Tirana 2-0 2005 Tirana-Teuta 0-0 (5-4 p) 2006 Elbasani-Tirana 0-2 * * * Fituesit 6, Tirana 1, Partizani 1, Elbasani 2, Flamurtari 1, Dinamo 2, Vllaznia Numrat e Superkupës * * * Në 13 finalet e zhvilluara të Superkupës, janë shënuar gjithsej 31 gola përgjatë 90 minutave apo shtesave. * * * Golin e parë në një ndeshje Superkupe e ka shënuar Eduart Abazi në finalen e vitit 1989 Dinamo-17 Nëntori (Tirana) 2-0 dhe të fundit Devi Mukaj në finalen e vitit 2006 Elbasani-Tirana (0-2). * * * Janë katër lojtarët që kanë shënuar nga dy gola: Sulejman Demollari (Dinamo), Sajmir Patushi (Vllaznia, Tirana), Mahir Halili (Tirana) dhe Elvis Sina (Tirana). * * * Gjatë finaleve janë shënuar 3 gola me penallti: Sulejman Demollari (Dinamo-Tirana 2-0, 1989), Sokol Kushta (Flamurtari-Dinamo 3-3, 1990) dhe Sokol Kushta (Tirana-Teuta 1-0, 1994). * * * Goli më i shpejtë është shënuar nga Eduart Abazi (Dinamo-Tirana 2-0, 1989) dhe Sokol Kushta (Tirana-Teuta 1-0, 1994), që të dy në mintën e 4-t të takimeve respektive. * * * Goli më i vonshëm është shënuar në minutën e 115 nga Hekuran Jakupi(Ebasani) në finalen e vitit 1992 Elbasani-Vllaznia 3-2. * * * Fitoren më të thellë e ka realizuar Tirana kur ka mundur 6-0 Dinamon në finalen e vitit 2002. Ato minimale 1-0 janë arritur 3 herë: Flamurtari-Partizani (1991), Tirana-Teuta (1994) dhe Tirana-Teuta (2000). * * * Tirana është ekipi që ka disktuar më shumë finale të Superkupës me 9 të tilla, ku merr pjesë për të shtatin vit rresht, duke fituar 6 prej tyre * * * Nga 9 finale të diskutuara Tirana ka humbur 3 prej tyre me Dinamon (1989), Vllazninë (2001) dhe Partizani (2004). * * * Dy finale janë zgjidhur nga gjuajtjet e penalltive. Në vitin 1990 Flamurtari-Dinamo 3-3 (5-4 p) dhe në vitin 2005 Tirana-Teuta 0-0 (5-4 p) Përgatiti: Franc Hoxha