Superkupa e Shqiperise Duro Jemi te etur per trofe

Skënderbeu kërkon Superkupën e Shqipërisë, pasi është i etur për trofe. Me këtë bindje, trajneri i skuadrës korçare Shpëtim Duro pret sfidën e parë të rëndësishme të sezonit të futbollit shqiptar kundër Tiranës. Në një intervistë për Albanian Screen, tekniku shprehet se ky trofe nuk ka vlerën e titullit kampion, por është i rëndësishëm për të nisur në mënyrën më të mirë sezonin e ri, ku Skënderbeu do të ketë detyrën e vështirë për të ruajur kurorën e Superligës.
“Kjo është një ndeshje e rëndësishme për sezonin e ri, e barabartë me një trofe, pavarësisht se nuk është në rëndësinë e kampionatit dhe të kupës së Shqipërisë, është një trofe dhe për skuadrën shqiptare është shumë e rëndësishme, sepse është një skuadër e etur për trofe dhe normalisht kërkon ta fitojë këtë kupë pas kampionatit”-tha Duro.
Sa i përket ndeshjes, Duro thotë se të dyja skuadrat paraqiten me shanse të barabarta, megjithëse fakti që ndeshja luhet në Korçë favorizon disi vendasit.
“Kemi një lloj shansi më shumë sepse luajmë në stadiumin tonë, por kjo nuk është gjithçka sepse është një finale dhe shanset janë të barabarta, si për ne, ashtu edhe për Tiranën. Sikur ne të luanim në Tiranë. Nuk shihen këto diferenca, normalisht kur ke skuadra të mira, por kur është një takim i vetëm”-theksoi ai.
Skënderbeu vazhdon përgatitjet në prag të finales së Superkupës, ndërsa Shpëtim Duro do të ketë në dispozicion të gjithë futbollistët e tij në ndeshjen e së enjtes.
Jorgjeta Gjançi