Krizat do te shtohen Niederauer Bota duhet te pergatitet

Shefi Ekzekutiv i NYSE Duncan Niederauer paralajmëron se bota do të duhet të jetë e gatshme për t'u përballur me kriza më të shpeshta financiare pasi tregjetpo njohin zhvillim më të shpejtë se më parë. Komentet e Niederauer u bënë gjatë një konference për ekonomitë në zhvillim në San Paulo në Brazil ku merrnin pjesë ekonomistë dhe zyrtarë nga disa vende të Amerikës Latine.
Presidenti i Nju Jorku Stock Exchange, i cili falë shkrijes me Deutsche Boerse do të bëhet operatori i këmbimit financiar më i madh në botë, tha se krizat financiare do të jenë më të përsëritura edhe për shkak se tregjet globale janë më të ndërvarura se kurrë më parë. Niederauer u tha gazetarëve se realiteti i ri ekonomik kërkon dhe ndryshiomë regullatorët të tregjeve.
"Për shkak të natyrës së inovacionit dhe ritmi i inovacionit është më e shpejtë dhe tregjet janë më të ndërlidhura tani, unë mendoj se ne vetëm duhet të jemi të gatshëm për të menaxhuar në një botë ku këto kriza janë më të shpesha se një herë në çdo tetë deri në dhjetë vjet dhe parashikoj se do të përbvallemi me nëj situatë si kjo çdo tre deri në pesë vjet. Do të mësojnë së bashku se si tregjet do të përballen me të, por ajo që është ëm e rëndësishme është se ka implikime në mënyrën se si drejtojmë bizneset tona dhe si investojmë po edhe si rregullatorët mbikëqyrin tregjet"-tha ai.
Presidenti i Bankës inter-Amerikane për Zhvillim (IADB) Luis Alberto Moreno gjithashtu mori pjesë në konferencë. Sipas tij të gjitha vendet janë duke vuajtur pasojat e krizës amerikane dhe evropiane, por vendet e Amerikës Latine po e kalojnë këtë situatën,” veçanërisht mirë". Sipas tij pas 15 vistesh tregjet në zhvillim do të jetë përgjegjës për rreth 70 për qind të rritjes ekonomike globale.
Delina Bitraku