Superkupa spanjolle, debate për datën e ndeshjes "Clasico"
Real Madrid-Barcelona shkakton polemika edhe pa u luajtur. Vendimi i Federatës spanjole të Futbollit për të diskutuar finalen e kthimit të Superkupës – që do të jetë "Clasico" e pafund Barcellona-Real Madrid – në orën 23 ka shkaktuar në Spanjë polemika të mëdha. Sepse ky është një vendim që devijon nga kalendari ndërkombëtar: data e zgjedhur, 17 gushti, është edhe mbrëmja e paraeleminatoreve të Champions dhe UEFA nuk dëshiron mbivendosjen e ndeshjeve të rëndësishme dhe "televizive". Superndeshja spanjolle mund të kalojë orarin e lejuar. Në hipotezën më të mirë, duke marrë parasysh minutat shtesë, ndeshja do të përfundojë 00.50 të ditës së ardhshme të datës 18. Por Superkupa në Spanjë, luhet me dy takime dhe ajo në Nou Camp do të jetë ndeshja e kthimit: kështu është e mundur që të ketë kohë shtesë dhe 11 metërsha, që do ta spostonin orarin për spektatorët përtej orës 01.30. E nuk do të mbarojë këtu sepse trofeu do të dorëzohet me ceremoninë përkatëse. Askush nuk është i kënaqur nga ky spostim në kalendarin e UEFA-s, madje edhe tifozët që duan të shijojnë betejën e 7 mes rivalëve të përjetshëm në mënyrën më të mirë.