E Diel, 1 Nëntor 2026

Mançester Siti firmos me Stefan Saviç

Mbrojtësi i Partizanit të Beogradit, Stefan Saviç ka nënshkruar për Mançester Sitin, dje në mesditë. Mbrojtësi malazez ka nënshkruar kontratë katërvjeçare me klubin nga “Eastlands”. “Kurrë nuk kam imagjinuar se do të luaj me yjet e Sitit, aq më pak në këtë vit. Kjo ka qenë një ëndërr imja dhe të luash krah këtyre lojtarëve fantastikë është një gjë e madhe”, tha ai. Saviç ishte pjesë e Malit të Zi, kur malazezët barazuan me Anglinë në tetor të vitit të kaluar. Kjo ka bërë që klubet angleze të interesohen për të.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›