Superliga: 10 javë, 10 detaje
Kur ka mbetur për tu luajtur edhe java e 11-të e fazës së parë të Kategorisë Superiore, me një tjetër “finale ta parakohshme”, Dinamo-Apolonia (në kryeqytet), dhjetë javët e para të Kategorisë Superiore japin një panoramë interesante statistikash.
1 - Dinamo në dhjetë javët e para ka grumbulluar 26 pikë: 8 fitore, 2 barazime, 0 humbje, duke qenë e skuadra e vetme pa humbje deri tani.
2 - Flamurtari është skuadra që ka fituar më pak ndeshje në shtëpi: 1 nga 5 ndeshjet e luajtura në stadiumin e Vlorës, 5 pikë të grumbulluara.
3 - Teuta e Durrësit është skuadra e vetme që nuk e njeh barazimin në këto 10 javë: 5 fitore, 5 humbje; 15 pikë.
4 - Kastrioti i Krujës në 10 javët e para është skuadra që ka shënuar 10 gola dhe ka pësuar po 10 gola. Kë këto 10 javë: 4 fitore, 3 barazime, 3 humbje; 15 pikë.
5 - Vllaznia e Shkodrës në këto 10 javë, është skuadra që ka pësuar më shumë humbje: 6. Skuadra shkodrane renditet e fundit me vetëm 8 pikë nga 24 të mundshme.
6- Nga 12 skuadra që ka Kategoria Superiore, vetëm 4 prej tyre kanë golaverazh pozitiv: Dinamo (+14), Besa (+4), Apolonia (+6) dhe Tirana (+2). Kastrioti e ka diferencën 0 (10:10). Shtatë skuadrat e tjera e kanë golaverazhin negativ: Skënderbeu (-1), Teuta (-2), Shkumbini (2), Laçi (-2), Flamurtari (-6), Vllaznia (-6) dhe Gramozi (-7).
7- Pesë skuadra: Laçi, Shkumbini, Vllaznia, Skënderbeu dhe Gramozi nuk kanë mundur të fitojnë asnjë ndeshje në transfertë.
8 - Barazimin në transfertë nuk e njohin 3 skuadra: Tirana, Teuta dhe Skënderbeu.
9 - Duke parë vetëm tri ndeshjet e fundit. Tirana është e vetmja skuadër që i ka fituar 3 ndeshjet e fundit. Flamurtari ka barazuar në tri ndeshjet e fundit.
10 - Skënderbeu është e vetmja skuadër që nuk ka mundur të marrë asnjë pikë në transfertë: 4 ndeshje, 4 humbje. Vllaznia e Shkodrës dhe Gramozi i Ersekës kanë marrë nga 1 pikë.
Ada për “Guinnes”, 23 gola brenda, 0 jashtë
Ada është makina e golave në dhjetë javët e para të Kategorisë së Parë: 23 gola, duke pasur edhe prodhimtarinë më të madhe në dy kompeticionet më të të rëndësishme të futbollit shqiptar, Kategoria Superiore dhe Kategoria e Parë. Fitoret e bujshme të skuadrës velipojake të drejtuar nga Kreshnik Krepi, si ato 7-1 me Skraparin, 5-0 me Partizanin, 5-1 me Sopotin e Librazhdit, 4-0 me Bislisht Sportin kanë qenë mbresëlënëse për nga bollëku i golave. Por, kontrasti është me të vërtetë tronditës për Adën kur flitet për ndeshjet në transfertë. Shifrat janë kokëforta: në pese ndeshje jashtë Velipojës, Ada nuk ka mundur të shënojë qoftë edhe një gol të vockël: 0 gola në 450 minuta, dhe të mendosh se Përfati, me 7 gola të realizuar – të gjithë në shtëpi - është golashënuesi i dytë më i mirë i Kategorisë së Parë, pas Dorian Bubeqit të Lushnjës, 9 gola.
NDESHJET
SEZONI 2009-2010
Ada-Sopoti 5-1
Bylis-Ada 2-0
Ada-Skrapari 7-1
Elbasani-Ada 2-0
Ada-Bilishti 4-0
Gramshi-Ada 1-0
Ada-Partizani 5-0
Lushnja-Ada 2-0
Ada-Burreli 2-1
Kamza-Ada 1-0
Serie A në “Eagle Mobile”
Serie A tashmë dot të ketë live me golat e saj edhe celularët e shqiptarëve të ofruar nga kompania “Eagle Mobile”. Lajmi është publikuar në sitin e njohur sporteconomy.it. Sipas saj, “Eagle Mobile” do të sjellë direkt për përdoruesit e saj golat nga kampionat italian, Serie A, dhe ai spanjoll, Primera Division. Kosto e ofruar është 120 lek. “Eagle Mobile”, e themeluar në vitin 2008, sipas sporteconomy ka 385 mijë abonentë.
10 Nentor 2009