Altin Lala: Pse besoj te De Biazi

/* */
Dash FRASHËRI - Ish-kapiteni i Kombëtares shqiptare, Altin Lala, është rekordmeni shqiptar përsa u përket numrit të ndeshjeve me fanellën e ekipit Kombëtare, 79 përfaqësime. Mesfushori shkatërrues i Hanoverit në Bundesligën gjermane ka qenë nën urdhrat e të gjithë trajnerëve të huaj nga Dosena, Brigel, Bariç, Han dhe Kuzhe. “Secili ka pasur anët pozitive ashtu si dhe dobësitë e tyre, por në përgjithësi kanë bërë një punë shumë të rëndësishme”, - tha 36-vjeçari për gazetën “Telegraf”. “Për mua, zgjedhja e italianit De Biazi është një gjë shumë pozitive. Ka për t’i dhënë shumë kombëtares. Është një trajner me shumë përvojë. Lala, i cili luan në Gjermani nga viti 1996, si gjithmonë është i shoqëruar nga njeriu i tij besnik, Fatos Kadëna, përgjegjësi i bazës materiale të Kombëtares, dhe i vetmi njeri që i di të gjitha sekretet e kuqezinjve, duke qenë një thesar më vete.
Altin Lala, ju jeni rekordmeni shqiptar përsa u përket numrit të ndeshjeve me fanellën e ekipit Kombëtare, 79 ndeshje. Tashmë, ju kanë mbetur të luani vetëm minutat e lamtumirës. Një karrierë kuqezi, e nisur që nga viti 1998. A e kishit menduar se do të arrinit deri këtu, kur e nisët futbollin 18 vjet më parë?
Është një statistikë e bukur, por që tregon edhe faktin se 13 vjet të karrierës sime ia kam kushtuar Kombëtares shqiptare. Për të qenë i sinqertë, nuk ka qenë kurrsesi qëllimi im që të bëhesha rekordmen përsa u përket numri të ndeshjeve, por thjesht të luaja me Kombëtaren. Më tepër rëndësi kanë ndeshjet që kam luajtur me Kombëtaren, përkushtimit të saj. Ta them hapur, më shumë kënaqësi dhe nder kam pasur të vesh fanellën e saj, sesa numri i ndeshjeve, apo të vendos rekord.
Shqipëria sapo ka zyrtarizuar trajnerin e ri, Xhani De Biazi, italianin e dytë që e drejton përfaqësuesen tonë, pas Xhuzepe Dosenës. Madje me këtë të fundit, ju keni shënuar edhe një gol në miqësoren e fituar 1-0 kundër Breshias në “Qemal Stafa” (21 gusht 2002). Si e kujtoni Xhuzepe Dosenën?
Ajo ndeshje më ka bërë përshtypje më tepër, jo për golin që kam shënuar, sesa për faktin se kam luajtur kundër një prej lojtarëve më të mirë të Italisë dhe në Europë, Roberto Baxhos, i cili asokohe ishte 36 vjeç. Ishte një lojtar me shumë kualitet. Nga ata lojtarë edhe luan kundër tyre, por dhe mëson prej tyre. Përsa i përket trajnerit Xhuzepe Dosena, ai për fat të keq nga la shumë shpejt, por mua më ka pëlqyer mënyra sesi ai ka punuar. Të njëjtën gjë shpresoj që, ta bëjë edhe trajneri i ri Xhani De Biazi. Nga ajo që kam parë, besoj se De Biazi ka edhe më shumë eksperiencë si trajner. Jam i bindur se një trajner italian do t’i bëjë mirë Kombëtares.
Altin, ti ke punuar me të pestë trajnerët e tjerë të huaj që kanë ardhur në Shqipëri, duke filluar nga Dosena, Brigel, Bariç, Han dhe Kuzhe. Cila është përshtypja juaj e përgjithshme, duke filluar nga italiani Dosena?
Unë kam luajtur fillimisht me Astrit Hafizin, për të vazhduar me pas me Medin Zhegen dhe Sulejman Demollarin. Për të gjithë këta ruaj një përshtypje të jashtëzakonshme. Me Dosenën punuam për një kohë të shkurtër, ndërsa me gjermanin Hans Peter Brigel një kohë më të gjatë. Dosena punonte më shumë në detaje, duke i marrë repartet një nga një.
Po gjermanin Hans Peter Brigel?
Ishte shumë tipik si trajner gjerman, pavarësisht se çdo trajner ndryshon nga njëri-tjetri, nga mentaliteti i vendit ku janë lindur dhe formuar, por dhe nga futbolli i vendit të tyre. Brigeli nuk bëri kushedi se çfarë nga ana taktike, por i imponoi ekipit një disiplinë të hekurt sportive dhe një shpirt gare për të dhënë maksimumin.
Kroati Oto Bariç vendosi edhe një rekord në Shqipëri, si trajneri më i vjetër në moshë që ka punuar me Kombëtaren tonë, pra kur ai ishte 75 vjeç. Ç’përshtypje ruani nga “plakushi”?
Oto Bariç ishte një trajner me shumë eksperiencë dhe dinte ta lexonte shumë mirë lojën. Dhe Bariç punonte në detaje, në lidhje me kundërshtarin. Ishte shumë fleksibël në zgjidhjet taktike.
Holandezi Ari Han pati një karrierë të shkurtër me Shqipërinë, i shkarkuar në mes të kontratës. Si do të përkufizonit atë?
Në fakt, të gjithë ne prisnim pak më tepër nga ai. Ari Han la një përshtypje shumë të keqe me deklaratat e tij pas largimit nga Shqipëria. Deklarata absurde, për mungesë uji dhe ushqimi. Shkeli bukën e dhënë me bujari nga ne. Ai është kënaq duke ngrënë, mish dhe peshk. Kam bredhur në të gjithë Europën, si me Kombëtaren ashtu dhe me klubin tim, Hanoverin, dhe në Shqipëri hahet më mirë.
Kroati Josip Kuzhe ishte dhe trajneri i fundit me të cilin ju keni luajtur. Cili është opinioni juaj, edhe si kapiten i Kombëtares?
Kuzhe ka meritat e tij me Kombëtaren. Me të kemi zhvilluar ndeshje të mira, pavarësisht se në takimet e fundit pësuam disa humbje. Në fakt, për një kohë të gjatë kam qenë i lënduar, dhe pak kam luajtur nën urdhrat e tij. E kujtoj si një trajner inteligjent.
Një nga tre golat e tu me Kombëtaren, është ai i shënuar kundër Rusisë, në fitoren 3-1 në Shkodër (29 mars 2003), kur trajner ishte gjermani Hans-Peter Brigel, një sukses që vinte direkt pas humbjes 4-1 me rusët në Vollgograd, por me trajner italianin Xhuzepe Dosenën. Si e kujtoni atë gol?
Është një moment që, e kujtoj gjithmonë kur i rikthehem temës së Kombëtares. Kam shënuar vetëm tre gola me përfaqësuesen, por ai është i veçantë për periudhën që po kalonte Kombëtarja. Ishte goli i dytë i atij takimi (pas atij të Altin Rrakllit) dhe dolëm në avantazh 2-1. Ndeshja pati shumë emocione, për më tepër që u zhvillua në një stadium tepër të zjarrtë si “Loro Boriçi”. Ai ka qenë edicioni më i mirë që kam luajtur me Kombëtaren, e për më tepër që dhe vetë përfaqësuesja atë vit pati një fushatë të mirë.
Le të kthehemi në Gjermani, atje edhe ku jeni keni shpenzuar të gjitha vitet e karrierës suaj si lojtar profesionist, pra 16 vjet. Te Hanover ke vendosur edhe rekordin e jetëgjatësisë me një skuadër.
Po, është e vërtetë. U bë viti i 14-të që luaj për Hanoverin. Në Bundesligën gjermane ka shumë pak lojtarë, të cilët u qëndrojnë besnik klubeve. Në shumicën e rasteve ata i ndryshojnë. Vetëm një 10 për qindësh mund të qëndrojnë në marrëdhënie afatgjata me klubet. Është një vlerësim imi ndaj skuadrës, por dhe i asaj ndaj meje. Unë e kam ndjerë veten mirë atje. Edhe nëse do t’i rikthehesha karrierës sime nga fillimi do të bëja të njëjtën rrugë. Dhe për këtë gjë, jam shumë i kënaqur.
79 ndeshje ka luajtur Altin Lala me Kombëtaren shqiptare dhe është rekordmeni i kuqezinjve, pasi askush tjetër më shumë se ai nuk ka luajtur me fanellën e përfaqësueses. Ai ka shënuar 3 gola: kundër Rusisë, Zvicrës dhe San Marinos.
320 ndeshje ka luajtur Lala në Gjermani si profesionist. 292 ndeshje i ka luajtur në kampionat, 20 në Kupë, 5 në Ligën e tretë dhe tre në Ligën e Evropës. Aktualisht është lojtari më i vjetër i Bundesligës 1 gjermane.
“Xhuxhi luftarak”
Altin Lala njihet në Gjermani edhe me nofkën “Kampfenzverg”. “Ma ka ngjitur një koleg të Hanoveri, i cili ishte shumë i gjatë, 190 cm, ndërkohë që unë jam vetëm 172 cm. Pra, gati një kokë më i shkurtër se ai. Kampfenzverg, në shqip do të thotë ‘xhuxh’, apo ‘dordolec’, nga ata që i vendosim ne në majë të çatisë apo në bahçe për të trembur të tjerët”, - thotë me të qeshur Altin Lala, i cili nuk ndihet i fyer nga kjo gjë.
Personalitet në Hanover
Ish-kapiteni i Kombëtares është një qytetar i respektuar në Hanover, atje dhe ku banon Lala. Altini ka marrë pjesë në shumë fushata të karakterit promocional apo dhe projekte të integrimit të të huajve në komunitetin vendas. Altini: “Kur je sportist je dhe njeri publik, që ke dhe detyrime të tjera. Kam marrë pjesë edhe në projekte bamirësie për integrimin e fëmijëve të huaj. Jam angazhuar me shumë dëshirë”.
Idhull i tifozëve
Altini ka pasur gjithmonë raporte të ngrohta me tifozët e Hanoverit. “Kjo vjen edhe nga fakti se, kam vite që luaj aty prej shumë vitesh. Gjermanë janë tifozë fanatikë dhe i vlerësojnë jashtëzakonisht shumë ata që i qëndrojnë klubit të tyre. U pëlqen të jesh besnik ndaj skuadrës. Edhe për mënyrën e lojës, si luaj unë i përputhet mentalitetit gjerman”, - thotë Lala, i cili ka luajtur 300 ndeshje me Hanoverin.