E Shtunë, 31 Tetor 2026

Paqe mes Dortmundit dhe Bajernit, një test për finalen e Championsit

TIRANE-Ka paqe mes Dortmundit dhe Bajernit. Ashtu si në fazën e parë në Mynih, këta dy ekipe e kanë përfunduar ndeshjen në 1-1, edhe pse në fund Bajerni ka luajtur me një futbollist më pak pas daljes me karton të kuq të Rafinjas. Në fillim kanë shënuar vendësit e Dortmundit me Groskrojtz, ndërsa ka barazuar shpejt po në pjesën e parë Gomez. Ndërkohë që Levandovski ka humbur edhe një 11-metërsh për Dortmundin. Një test i mirë për të dy trajnerët, pasi kujtojmë që Dortmundi dhe Bajerni janë dy ekipet finalistë të Ligës së Kampioneve, për herë të parë në historinë e Championsit. Por Bajerni është superior këtë sezon, teksa ka fituar titullin kampion dhe ndodhet 20 pikë para Dortmundit të vendit të dytë në kampionat. Ndërsa Bajerni e ka eliminuar edhe në Kupë skuadrën e Dortmundit dhe tashmë do të ndeshet në finale me Shtutgartin. Bavarezët synojnë tre trofe (një e kanë fituar), ndërsa Dortmundi vetëm një, atë të Champions Ligës.

Nëse me tri skuadrat e kreut çështja duket e zgjidhur, ndryshe është situata në fund. Furthi, edhe pse i rënë nga Bundesliga, ka bërë surprizën, teksa ka fituar 2-0 në fushën e Shtutgartit. Ndërsa Verder Bremeni ka bërë “harakirin” më të madh të sezonit dhe tashmë rrezikon të bjerë nga kategoria. Edhe pse ka udhëhequr 2-0, Bremeni është barazuar në shtëpi nga Hofenhaimi dhe ka hapur shpresën për të paktën në “play-off”. Në dy javët e mbetura do të ketë luftë të sportive sa i përket fundit të renditjes.

Java e 32-të e Bundesligës

Dje
Moenchengladbach – Schalke 0-1

Sot
E. Frankfurt – Dusseldorf 3-1
Hannover – Mainz 2-2
Nurnberg – Leverkusen 0-2
Stuttgart - Greuther Furth 0-2
Werder Bremen – Hoffenheim 2-2
Dortmund - Bayern Munich 1-2

Nesër
Freiburg - Augsburg
Hamburger – Ëolfsburg

RENDITJA
1. Bayern Munich 85
2. Dortmund 65
3. Bayer Leverkusen 59
4. Schalke 52
5. Eintracht Frankfurt 49
6. Freiburg 45
7. Moenchengladbach 44
8. Hamburger 44
9. Hannover 42
10. Mainz 41
11. Wolfsburg 40
12. VfB Stuttgart 39
13. Nurnberg 38
14. Werder Bremen 33
15. Dusseldorf 30
16. Augsburg 30
17. Hoffenheim 28
18. Greuther Furth 21

(d.b/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›