E Diel, 1 Nëntor 2026

Superliga, Tirana mund Vllazninë 1-0

Java e 9-të e Kategorisë Superiore ka nisur sot me sfidën mes Vllaznisë dhe Tiranës. Ndeshja mes dy ekipeve është luajtur në stadiumin "Loro Boriçi" në orën 17:00.
Kështu dueli midis çiftit më të vjetër të futbollit shqiptar ka përfunduar me rezultatin 0-1 ku golin për ekipin e Tiranës e ka shënuar Muzaka në minutën e 28 të ndeshjes.
Pavarësisht se Vllaznia e këtij sezoni është imazhi më i keq i asaj që ka dhënë klubi shkodran në 70 vitet e tij në kampionatin maksimal shqiptar, për 65 vjet të njohur si Kategoria e Parë dhe pesë vitet si Kategoria Superiore, fanella e rëndë e "Zonjës së Veriut" të imponon respekt.
Ndeshja e fundit e zhvilluar në Shkodër u mbyll në barazim pa gola, 0-0, pikërisht në javën e parë të sezonit të kaluar.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›