Tiranë/ Aktivitet për 60 vjetorin e marrëdhënieve Kinë-Shqipëri
Shqipëria dhe Kina duhet të kërkojnë pika të përbashkëta për të vazhduar e konsoliduar bashkëpunimin e marrëdhënieve midis dy vendeve. Ky ka qënë qëndrimi dypalësh i shprehur në aktivitetin e organizuar nga ambasada kineze në Tiranë me rastin e 60 vjetorit të vendosjes së marrëdhënieve diplomatike Shqipëri -Kinë në ambjentet e hotel Sheratonit. Të pranishëm në aktivitet kanë qënë krerët më të lartë të vendit si dhe zv kryeministri i kinës Dejang Zhang i cili siguroi se marrëdhëniet dypalëshe do të përforcohen si në aspektin politik edhe atë ekonomik.
Të pranishmit i ka përshëndetur edhe Presidenti i Republikës Bamir Topi i cili në fjalën e tij vlerësoi dhe i quajti të rëndësishme mardhëniet Shqipëri -Kinë. Sipas tij të dy vendet janë angazhuar me përgjegjësi të plotë për të përmbushur prioritetet e përbashkëta.
Shqipëria ishte ndër vendet e para që e njohu Kinën e Re 60 vjet më parë. Mirëpo sot shtrohet si domosdoshmëri për të ardhmen e vendit konkretizimi pa vonesë i të gjitha angazhimeve dypalëshe.