E Diel, 1 Nëntor 2026

Superliga, asnjë surprizë në javën e tretë

Besa ka mundur 1-0 Laçin në Kavajë. Vendasve u ka mjaftuar një gol i kapitenit Mancaku në minutën e 39-të për të marrë tri pikët e radhës, duke mos njohur rezultat jetër në tre javët e para të superligës.

Fiton edhe Dinamo në “Qemal Stafa” me drita ndaj Teutës. Elis Bakj realizoi në minutën e 36-të për blutë e kryeqytetit, duke iu kundërpërgjigjur në të njëjtën mënyrë fitores së Besës. Tashmë skuadra e Shkëlqim Muçës mban vendin e parë së bashku me kavajasit me pikë të plota.

Tirana është i vetmi ekip udhëtues që arrin të fitojë në javën e tretë të superligës. Bardheblutë mposhtën Gramozin debutues 1-0 me gol të Arbër Abilaliajt dy minuta pas fillimit të pjesës së dytë.

Befason Vllaznia. Të besuarit e Hasan Likës u mundën nga Kastrioti në Krujë 1-0. Për vendasit shënoi Grizha në minutën e 50-të, duke entuziazmuar tifozët e pranishëm në stadium.

Një fitore të rëndësishme ka arritur edhe Apolonia në Fier. Vendasit kanë mundur 1-0 Shkumbinin, me një gol të shënuar në pjesën e dytë nga Ribaj.

Vazhdon paraqitjet e mira edhe Skënderbeu, që në fushën e vet po tregon se është një ekip serioz. Bardhekuqtë fituan ndaj Flamurtarit minimalisht 1-0. Rukavina u dha fitoren korçarëve në minutën e 40-të.

Ja ndeshjet e javës së tretë të superligës:

SKËNDERBEU – FLAMURTARI  1-0
Shënues: Rukavina 40’
 
 
GRAMOZI – TIRANA  0-1
Shënues: Abilaliaj 47’

BESA – LAÇI  1-0
Shënues: Mancaku 39’
 
 
APOLONIA – SHKUMBINI  1-0
Shënues: Ribaj 61’
 
 
KASTRIOTI – VLLAZNIA  1-0
Shënues: Grizha 50’
 
 
DINAMO - TEUTA  1-0
Shënues: Bakaj 36’

                                                                                             

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›