Superliga, java e 19-të
Vllaznia pësoi sot një tjetër humbje në “Loro Boriçi”. Shkodranët u mundën 2-1 nga Laçi, duke u fundosur akoma më tej në fund të tabelës së renditjes. Edhe pse kaluan të parët në epërsi me anë të të përhershmit Bala, kuqeblutë nuk mundën t’i bëjnë ballë presionit të laçianëve, duke u ndëshkuar dy herë nga i njëjti autor: Arlind Nora.Fitore të vlefshme arriti Besa në fushën e Apolonisë. Kavajasit mposhtën 2-0 fierakët në “Loni Papuçiu” dhe i përgjigjen Dinamos kryesuese. Vioresin Sinani realizoi golin e parë me fanellën verdhezi dhe gjithashtu dha asistin për Daniel Xhafën në golin e dytë.Java e 19-të e Superligës filloi të premten me takimin Shkumbini-Flamurtari, të fituar nga vendasit me rezultatin 2-1. Dje Dinamoja kryesuese fitoi me lehtësi ndaj Skënderbeut të vendit të fundit dhe konsolidon pozitat në krye të klasifikimit. Tirana arriti të marrë një tripikësh me vlera në Durrës, pasi mposhti Teutën me rezultatin minimal 1-0. Po të shtunën Kastrioti mundi Gramozin në shtëpi 1-0 me gol të kapitenit Shameti.Superliga, java e 19-të: Të premten Shkumbini - Flamurtari 2-1 (1-1)Çaushaj 15’, 55’ (pen) / Veliu 25’ Të shtunën Teuta - Tirana 0-1Plaku 38’Kastrioti - Gramozi 1-0Shameti 41’Dinamo - Skënderbeu 3-0Muça 12′, Malarcane 20′, Vila 69’Të dielën Apolonia - Besa 0-2Sinani 27’, D.Xhafaj 37’ Vllaznia – Laçi 1-2Bala 36’ / Nora 57’, 76’