E Diel, 1 Nëntor 2026

Prrenjas aksident ne miniere. Nje i vdekur dhe nje i plagosur

Një 29- vjeçar ka gjetur vdekjen, ndërsa shoku i tij 18- vjeçar është plagosur në një galeri miniere në Përrenjas ku kishin shkuar për të vjedhur krom. Dashamir Llogjini, 29- vjeç dhe Edison Myftari 18- vjeç kishin hyrë gjatë natës në minierë 150 metra nën tokë. Të rinjtë kanë rrëshkitur aksidentalisht dhe si pasojë njeri prej tyre ka gjetur vdekjen. 18 -vjeçari Edison Myftari i cili është plagosur është dërguar menjëherë në spital, ndërsa mjekët thonë se gjendja e tij shëndetësore është e rënduar.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›